Dorëheqja jote President është shpëtimi i vërtetë i Kosovës

Dorëheqja jote President është shpëtimi i vërtetë i Kosovës
Dorëheqja jote President është shpëtimi i vërtetë i Kosovës

Arsim Haziri

  • 01 July 2020 - 07:08

Shkruan: Arsim Haziri

“Presidenti i vendit, qysh dje ka qenë e rrugës që të deklaroj dorëheqjen, dhe krejt ky veprim do të ishte në funksion të ruajtjes së imazhit të vendit. Liderët politik nuk është se njihen për veprime të tilla, pikërisht mungesa e moralit politik ka bërë që vendi assesi të mos ketë stabilitet të brendshëm dhe të jashtëm, madje një pasojë të tillë vazhdimisht po e bartë shoqëria”.

- Është pikërisht mungesa e një politike më qytetare e racionale, ajo e cila ka sabotuar konsolidimin e shtetit, si në rrafshin e brendshëm, pra, pamundësinë për t'ia ofruar qytetarit një mirëqenie socio-ekonomike, e cila aktualisht është bërë problemi kryesor po ashtu edhe konsolidimin e fytyrës së jashtme, të ngjashme me hezitimin e presidentit për dorëheqjen e tij. Kështu që shoqërisë gjithë parametrat negativ iu kanë ofruar, kjo është shndërruar në arsye pse çdo i ri nuk sheh ndonjë arsye për qëndrim të mëtejshëm. Problemi bazik dhe i papërballueshëm është dhe vazhdon me qenë kriza e moralit politik, duke munguar ky virtyt që është njëherit ndër shtyllat e prosperimit social, kjo anomali pastaj ka prodhuar shumë situata të palakmueshme, gjë që produktet e saja po i bart çdo qytetarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".