Vlerat perëndimore që po ndihen të kërcënuara rëndë

Vlerat perëndimore që po ndihen të kërcënuara rëndë
Vlerat perëndimore që po ndihen të kërcënuara rëndë

Dr. Hysni Aliu

  • 01 July 2020 - 18:02

”Ballkani, mundet të destabilizohet shumë shpejtë, nëse SHBA&BE nuk ulen së bashku, duke i adresuar gjërat drejtë dhe duke mos harruar asnjëherë arsyen se përse Kosova u bë shtet. Politika e perëndimit ndaj Serbisë duhet të ndryshon radikalisht, përndryshe një Millosheviq i ri do të ngre kokën së shpejti. Kosova dhe Shqipëria, kanë nevojë si kurrë më parë, për  përkrahje nga SHBA, përndryshe, shtetësia e  Kosovës do ta merr  tatëpjetën , edhe atë shumë më vrullshëm se në 3 vitet e fundit”.

-Duke analizuar botën në të cilën po jetojmë, thyerjen totale SHBA- BE dhe ngritjen graduale por të fuqishme të faktorit Rus dhe Kinez si në botë e në këtë kuadër edhe në Ballkan, veprimet e fundit të Gjykatës speciale, nuk janë aspak befasuese. Ato veprime, në asnjë rast, nuk tregojnë asgjë për Thaçin apo Veselin  ashtu siç Gjykata Speciale pretendon, se gjoja këta dy individ të apostrofuar nga ta, po penguakan këtë gjykatë dhe rrjedhimisht do të thotë që  po  u kanoska shpërbërja e sajë, por ky veprim tregon për një mungesë vlerash n Evropë dhe botë, deri në atë masë, sa që një kryetar i një shteti të vogël që ende s’është anëtare i kombeve të bashkuara dhe një kryetar partie opozitare të Kosovës po paskan fuqinë të dirigjojnë politiken perëndimore, apo të pengojnë një gjykatë që as fizikisht nuk është afër tyre. 

Përdorimi i Gjykatës speciale, për qërim politik  hesapesh,  mes aktorëve më të rëndësishëm botërorë, pra SHBA- BE, tregon që kjo Gjykatë, që në rrënjët e saj, ka qenë politike e jo gjykatë për të vënë drejtësinë. Këtë e vërteton fakti që kjo gjykatë është  e drejtuar kryekëput kundër komandantëve shqiptar të luftës, të cilët së bashku me NATON  e shporrën Serbinë e Millosheviqit nga Kosova,  komandantë të cilët ishin bashkëpunëtor të perëndimit deri në momentin e fundit, kur këto akuza u bënë publike duke harruar tërësisht krimet e serbëve të Kosovës që bënë ndaj fqinjëve të tyre.  Çuditërisht, kjo ndodhi pas 20 viteve bashkëpunimi dhe bashkëjetese me po këta komandantë dhe individ, ku  vetëm pak kohë më parë, para medieve, u përqafonin e ledhatonin në mënyrën më të afërt të mundshme.  Si është e mundshme që këta njerëz, deri më tani nuk paskan qenë kriminel e të dyshuar, ndërsa tani qenkan. A tregon kjo për rrezikshmërinë e këtyre dy individëve ashtu siq po pretendon Gjykata Speciale, apo tregon për mungesën totale të vlerave perëndimore dhe dyfytyrësinë e juaj. A do të thotë kjo që, një njeri nuk është kriminel përderisa bënë siç dëshironi ju, dhe e kundërta. A e ka  pyetur BE- ja veten e posaçërisht vendet kryesore të BE- se, se përse erdhën në një pozitë që për herë të dytë të veprojnë si piratet somalez që kidnaponin anijet perëndimore, duke ju kërkuar haraç për lirimin  e tyre, ku edhe këta një herë kidnapuan z. Ramush Haradinaj rrugës për në SHBA ndërsa tani kidnapimi ose kthimi në atdhe i presidentit Hashim Thaçi  po ashtu rrugës për në SHBA. A i thërrasin mendjes së vetë këta evropian, që me dhjetëra herë më parë, ndalnin rrugën e udhëheqësve kosovar, duke i ndalur me urdhër arrestet e Serbisë, një shtet qe beri gjenocid ne Bosnje e Kosove dhe te  cilit shtet ju kundërvu  edhe vete perëndimi, që  një kohë të gjatë janë duke  vepruar plotësisht në kundërshtim me vetveten dhe vlerat e tyre. Jam shumë i shqetësua për situatën në të cilën gjendet Evropa dhe bota, ku vlerat perëndimore janë duke u fundosur, ndërsa ato Ruso Kineze duke u ngritur  si dominuese të mënyrës së funksionimit të botës. Mos të krenohet BE që ndali rrugën e Z. Thaçi për në shtëpinë e  Bardhë, sepse atë rrugë e ka filluar vetë BE me Mogerinin në krye dhe Grenell ka qenë vetëm vazhdim i asaj politike. Pra ju ndalet çmendurinë e juaj për të cilën kam shkruar gjerë e gjatë. Nuk besoj që ndezja e një lufte speciale, ndërmjet SHBA- së dhe BE- së do i shërben perëndimit, kjo do ti shërben pikërisht Serbisë dhe  Rusisë dhe Kinës. Këto aktakuza apo pretendime, është dashtë të ngritën menjëherë pas luftës,  nëse veç paskeni  pasur fakte, e jo 20 vite pas lufte, në një fazë kur Serbia po jeton ditët më të mira të sajë, së bashku me Rusinë e Kinën, dhe bash në Kohën kur të gjithë kërkonin  bisedime për një zgjidhje finale te problemit Kosovë Serbi. Përse nuk  u shty  shpalosja e këtyre aktakuzave, pas marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, por pikërisht  në prag të saj, a tregon kjo për ju apo për këta dy individ që sipas juve  po e sillkan botën në një gisht!! Jo kjo tregon për ju. Përse, Kosova, një shtet i gjysmë formuar, na u dashka një herë të udhëhiqet nga të korruptuarit të cilët ju i përkrahët deri dje,  ndërsa tani po na u dashka që Kosova  të njolloset n sy të gjithë botës, dhe të liget deri në rrezikimin e shtetësisë, vetëm e vetëm që ju të kënaqni egot e juaja, dhe ti korrigjoni gabimet fëmijërore të paraardhësve të juaj gjatë tërë procesit të bisedimeve Kosovë- Serbi. Përse nuk reagonit me  vite të tëra më herët, kur pikërisht në  Bruksel i hapet rrugën  mundësisë së ndryshimit të kufijve. Përse po e akuzoni tani administratën Trump, për dredhi, duke e ditur që Brukseli  kaherë dhe që nga fillimi i bisedimeve ka filluar të anoj kah më i forti, në këtë rast Serbia. Ju reaguat, vetëm atëherë kur themelet e Evropës u dridhen, pore nuk reaguat, përkundrazi e përkrahët, dridhjen e themeleve të Kosovës duke  faktorizuar Serbinë në integrimet në BE ndërsa duke e bllokuar Kosovën, pa liberalizim të vizave dhe pa zhvillim ekonomik. Perse përkrahët humbjen e mijëra hektarëve toke në kufi me Malin e Zi, madje duke gënjye se po të miratohet ajo marrëveshje do liberalizohen vizat. Kush na paska qenë mbrojtës i demokracisë perëndimore, ju që udhëhoqët dialog që u bazua në dredhi dhe egoizëm, apo VV- e Albin Kurti i cili luftoj me  tërë qenien e tij njerëzore e intelektuale për frenimin e këtyre çmendurive, madje duke ju veshur epiteti i radikalit. Perse Z. Kurti, u bë i mirë për juve vetëm në kohen kur e  konstatuat që ai po viktimizohet edhe për juve po aq sa për shtetin e Kosovës. A turpëroheni tani për njerëzit që u vranë në ato protesta e për shtypjen e dhunshme të tyre, që nga UNIMIKU,  EULEX e më tutje. Unë frikësohem  shumë që kjo lojë e ”pirateve somalez”do të vazhdoj, dhe do shndërrohet në një ballafaqim SHBA &BE, nga i cili ballafaqim nuk do fiton as Ballkani as Evropa. Ballkani, mundet të destabilizohet shumë shpejtë, nëse SHBA&BE nuk ulen së bashku, duke i adresuar gjërat drejtë dhe duke mos harruar asnjëherë arsyen se përse Kosova u bë shtet.  Politika e perëndimit ndaj Serbisë duhet të ndryshon radikalisht, përndryshe një Millosheviq i ri do të ngre kokën së shpejti. Kosova dhe Shqipëria, kanë nevojë si kurrë më parë, për  përkrahje nga SHBA, përndryshe, shtetësia e  Kosovës do ta merr  tatëpjetën , edhe atë shumë më vrullshëm se në 3 vitet e fundit. Ju BE&SHBA, jeni bërë gazi i botës. Jeni para një momenti historik, dhe një mundësie që kjo krizë që ndërlidhet me Kosovën dhe Ballkanin, të ju bashkoj, ashtu siq i bashkoj këta idhnakët shqiptar në ditët e fundit. Bashkimi juaj, do të shpëtoj demokracinë perëndimore dhe  në këtë kuadër edhe Kosovën, dhe kundërta. Unë e konsideroj këtë moment si një moment kyç, në lidhje me atë se kush do dominon botën në 100 vitet e ardhshme, Rusia Kina me Serbinë, apo SHBA me BE-në.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".