Askush mos të habitet pse Edi Rama përsëri edhe tani mbështeti Minishengenin ballkanik

Askush mos të habitet pse Edi Rama përsëri edhe tani mbështeti Minishengenin ballkanik
Askush mos të habitet pse Edi Rama përsëri edhe tani mbështeti Minishengenin ballkanik

Skender Kapiti

  • 02 July 2020 - 06:55

Shkruan: Skënder Kapiti

 “Sa mjerim që Shqipëria gjithmonë nxori kryeministra të këtij kallëpi. Shiko se sa dritëshkurtër dhe se çfarë miopo-vizionari është Edi Rama. Pra, e pyesim kryeministrin shqiptar se a e njeh ai Kosovën si shtet sovran shqiptar apo si krahinë të Serbisë, përderisa thotë se në Shengenin Ballkanik kufiri në Morinë nuk do të ekzistonte. Pra ky kryeministër heqjen e kufirin shqiptaro-shqiptar e lidh me Mini Shengenin neojugosllavinë me qendër në Beograd”.

-Kryeministri i Shqipërisë erdhi në Kosovë jo se i intereson Kosova, por ai erdhi për të mbrojtur projektin e ndarjes së Kosovës, dhe projektin e Min Shengenit neojugosllsav. Atij nuk i intereson as historia e Kosovës, as integrimi e konsolidimi i shtetit te Kosovës as njohjet ndërkombëtare të Kosovës, dhe as Lufta e UÇK-së, por erdhi edhe për të mbrojtur Hashim Thaçin. Këto janë vijat politike të tij kundër Kosovës. Nëse ai mbron Luftën e UÇK-së pse ai nuk e bëri një gjë të tillë në rastin e ish kryeministrit Haradinaj, por madje edhe e paditi ish kryeministrin e Kosovës pse ai demaskoi dhe e pengoi planin ruso-serb për ndarjen Kosovës, plan i mbështetur edhe nga Edi Rama e Hashim Thaçi. Askush mos të habitet pse Edi Rama përsëri edhe tani mbështeti Mini Shengenin ballkanik ,pasi ai edhe në takim me ish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Tiranë pati deklaruar se nuk ka Mini Shengen shqiptaro-shqiptar pa Mini Shengen të Ballkanit perëndimor. E gjithë politika shqiptare por edhe ajo evropiane deklarohet se Mini Shengeni është plan serb, i interesave dhe i dirigjuar nga Beogradi, ky kryeministri i Shqipërisë thotë se Mini Shengeni është plan strategjik dhe interes i shqiptarëve , në një kohë kur Serbia as nuk e njeh Kosovën , por lobon kundër saj shumë fuqishëm. E si mund të pretendosh se po mbron UÇK-në kur ti bën marrëveshje anti Kosovë dhe je në një plan politik me ish ministrin e Millosheviqit, Presidentin aktual të Serbisë. Si është e mundur që të jesh për Mini shengenin neojugosllav kur Serbia është ajo e cila akuzon me intriga dhe me sajesa e shpifje akuzon shqiptarët e Kosovës , viktimat e genocidit serb, i akuzon për krime lufte. Të deklarohesh për Mini Shengenin se ky është Projekt i Qeverisë Shqiptare, gjë që do të thotë se është projekt personal i tij , atëherë ndoshta edhe ndarja e Kosovës ka qenë projekt i tij personal kundër Kosovës. Si ta lexojmë deklarimin e tij kur ai shprehet se: Kosova duhet ta mbështes këtë projekt, sepse nuk ka rrugë tjetër, s’ka argumente kundër këtij projekti. “Shengeni ballkanik është interes strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën. Në rast se ky projekt do të realizohej, kufiri në Morinë nuk do të ekzistonte fare për ju që dëshironi të vini në det.

Po pse si mendon ky kryeministër, pse a vetëm për të ardhur në det qenka interesi dhe qëllimi i shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë mbi 100 vite që luftuan, sakrifikuan e luftuan për liri, pavarësi e Bashkim Kombëtar?! Dhe prandaj edhe e vendosi taksën e rrugës së kombit kundër shqiptarëve të Kosovës sepse atij nuk i intereson as Kosova dhe as interesi kombëtar,por interesi neojugosllav i Mini Shengenit ballkanik. Shqiptarët nuk janë në gjendje që ata vetë të mund t’i largojnë në Shqipëri Ramën, dhe as në Kosovë Thaçin, e ndoshta për këtë shqiptarëve po u vjen në ndihmë drejtësia e monitoruar dhe e drejtuar nga ndërkombëtarët, nga SHBA dhe BE”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".