Qeveria Hoti hajgare, pa ekspertë për dialog me Serbinë, madje edhe pa Ministër të Punëve të Jashtme

Qeveria Hoti hajgare, pa ekspertë për dialog me Serbinë, madje edhe pa Ministër të Punëve të Jashtme
Qeveria Hoti hajgare, pa ekspertë për dialog me Serbinë, madje edhe pa Ministër të Punëve të Jashtme

Blerim Burjani

  • 02 July 2020 - 07:04

Shkruan: Blerim Burjani

Pa përvojë për negociata, përveç kompetencave Kushtetuese që ka Hoti, nuk ka gjë tjetër, së paku kjo dihet për të,tjetër është me thënë unë i prij dialogut e tjetër unë di për ta bërë këtë punë. Kosova nuk ka as ministër të punëve të jashtme. Kanë bërë hajgare me njeri , kanë falë poste si AAK, telashe mbi telashe. Ramushi dhe teket e tij gjithmonë i kanë kushtua Kosovës , tjetër ai mendon se nuk i intereson gjë dhe për asgjë , është totalisht një njeri i papërgjegjshëm politikisht dhe institucionalisht”.

“Perspektiva e dialogut me Serbinë është konfuze, nuk dihet se si do të arrihet marrëveshja përfundimtare. Pala kosovare aspak nuk është e përgatitur, as nuk ka në ekip njerëz të përgatitur. Pastaj mbi të gjitha iu mungon edhe guximi për të arrit një marrëveshje eventuale sepse krye negociatori kosovar Hoti, nga pozita e kryeministrit sipas Kushtetutës, nuk ka përvojë në këtë temë dhe me negociata. Nuk mjafton vetëm me pas vullnetin por duhet të kesh edhe njohuri, duhet të jesh edhe i sprovuar në shumë tema të kësaj natyre, përvoja e bënë të veten.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".