Kosova me urgjencë duhet ta merr modelin e Maqedonisë së Veriut për ndjekjen e krimit në sistemin e drejtësisë

Kosova me urgjencë duhet ta merr modelin e Maqedonisë së Veriut për ndjekjen e krimit në sistemin e drejtësisë
  • 02 July 2020 - 07:07

Shkruan: Ardit Gërvalla

 “Maqedonia e Veriut ka punuar në këtë drejtim dhe se vërehet një vullnet që shkelësit e ligjit, në shënjestër edhe persona me autoritet të veshur shtetëror të dalin para drejtësisë.

Kemi parë në vendimin e fundit të gjyqësorit se disa prokuror kanë marrë dënimin e merituar për kryerjen e veprave penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm dhe për pastrim parash, si dhe po ashtu edhe për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve. Praktika të tilla duhet të ndiqen dhe të tregohen rezultate që në njërën anë të zbatohet ligji dhe në anën tjetër të filloj të rikthehet besimi i humbur nga qytetarë së në Kosovë kemi prokurori dhe gjyqësor të pavarur në marrjen e vendimeve. Pashmangshëm që praktika të tilla të ndiqen nevojitet vullnet politik, nevojitet qeveri që liron formalisht me ligje duart e gjyqësorit dhe jo formalisht liron duart nga ndikimet e grupeve kriminale, të cilat mendoj që në raste të profileve të larta edhe luajnë rolin e gjyqtarëve duke caktuar edhe dënimet nga jashtë, dhe se gjyqtarët vetëm i ekzekutojnë ato si të tilla”.

-Shpesh kemi dëgjuar se në shume dikastere të rëndësishme në Kosovë ka nevoja për reforma të thella. Edhe sistemi i drejtësisë është trajtuar nga shumë ekspert por edhe parti politike se ka nevojë të reformohet dhe të lirohet nga ndikimet e jashtme. Por, deri me tani nuk kemi parë as vullnet politik dhe as iniciativa konkrete që na japin përshtypjen se po lëviz diçka pozitive në atë drejtim. Kemi raste kur gjyqtarët edhe vihen në presione të cilat vështirë që mund të kalohen nga ky sistem i krijuar kriminal në vendin tonë.

Kemi raste që gjyqtarët e departamenteve të krimeve të rënda edhe të suspendohen nga puna, kinse për marrje të ryshfetit, por kam frikën se po të njëjtit mund të përballen me presione të tilla, nga dora e fshehtë edhe të ju punohen situata kriminale të mirë menduara që ti largojnë nga rastet të caktuara penale dhe procese të ndjeshme gjyqësore. Për më shumë kjo ndoshta nuk mund të faktohet momentalisht, ka dyshime nga ana ime se në sistemin tonë mund të ketë edhe raste të tilla. Nga dyshimet natyrisht që fillon edhe ndjekja penale. Kur të kemi vullnet politik, do të mund ti shohim edhe iniciativat e para në reforma në drejtësi. Të cilat pashmangshëm që do ti kenë problemet e shumta. Kosova ka nevojë për njerëz profesional në këtë drejtim, guximtar dhe të mbështetur pa rezervë nga aparati shtetëror”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".