Afera e Klanit Pronto dëshmoi kapjen e thellë të drejtësisë nga politika, nuk ka barazi para ligjit

Afera e Klanit Pronto dëshmoi kapjen e thellë të drejtësisë nga politika, nuk ka barazi para ligjit
Afera e Klanit Pronto dëshmoi kapjen e thellë të drejtësisë nga politika, nuk ka barazi para ligjit

Blerim Burjani

  • 03 July 2020 - 07:11

Shkruan: Blerim Burjani

”Qindra raste kanë mundur të trajtohen nga gjykatat,qindra vepra penale janë bërë në këtë vend nga njerëzit që thonë se merren me politikë. Korrupsioni, nepotizmi e familjarizim janë vepra penale që dominojnë të shkaktuar nga politika dhe të pa trajtuara as minimalisht. Plotë raste Pronto do të kishte po sikur të kishte gjyqësi të pa varur. Është një fatkeqësi e madhe që Rasti Pronto e dëshmoj vetëm faktin, atë që e kemi thënë shumë herë, se drejtësia tek ne është e kapur, e këtë e dëshmoi së fundmi edhe Departamenti Special në Gjykatën e Apelit. Gjykatësit në këtë departament akoma besohej se janë më me integritet, më Professional, të pavarur dhe të pa anshëm, por ja që me rastin Pronto u dëshmua e kundërta. Kjo është arsye më shumë pse ne po flasim dhe po kërkojmë të bëhet Vettingu, derisa këta që duhet të angazhohen për bërjen e tij po frikësohen kaq shumë dhe po rezistojnë, po e pengojnë atë”.

-Tani po shihet ashiqare se si po vazhdon kapja e drejtësisë, tash më të gjithë qytetarët e dinë se nuk ka drejtësi por ka biznes, të mbrojturit nga politika nuk mundë të mbesin të dënuar, drejtësia në kolaps nga ndikimi i politikës . Nuk ka barazi dhe drejtësi para ligjit, ato janë vetëm norma kushtetuese formale por që nuk zbatohen. Kjo është arsyeja pse prokurorët dhe gjykatësit e caktuar kanë festuar me shampanjë kur ka rënë qeveria e kaluar, sepse sipas tyre me rënien e Qeverisë ka vdekur edhe Vettingu për të cilin me aq përkushtim e filloi punën Ministria e Drejtësisë në mandatin e koalicionit LDK-LVV.

Vendi mund të dekriminalizohet vetëm pasi struktura udhëheqëse e shtetit të jetë moralisht e qëndrueshme e politikisht e argumentueshme, vetëm mbi bazën e këtyre dy premisave mund të arrihet një qëllim i tillë. Çdo alternativë tjetër është e pakuptimtë dhe hipokritë, për më tepër vështirë e realizueshme. Kosova mund ta përqafoj një filtrim të tillë vetëm nga ata që ndërmarrin aso hapash, e të tillët duhet të kenë kredenciale morale dhe profesionale, mbi të gjitha qytetare. Çdo mënyrë tjetër më pak së përmbajtje është formë, pra formalitet. Vendi aktualisht po qeveriset nga disa figura që janë pa mbështetje elektorale, pa fuqi të madhe politike dhe skajshëm të pamundur për të përmbyllur agjendat qeveritare. Konsideroj se tendencat e tillë janë provokime të radhës që kjo politike po ia bënë gjendjes aktuale duke sunduar edhe sistemin e drejtësisë”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".