Prokuroria Speciale e Kosovës, zyre e avokatisë së krimit të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës, zyre e avokatisë së krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 04 July 2020 - 08:54

Shkruan: Hajrullah Ternava

” Tani kujt po i shërben në fakt Prokuroria Speciale e Kosovës e cila nga ish-Kryeprokurori Reshat Millaku që për 5 vjet e tutje nuk ka dhënë asnjë rezultat të vetëm në ndjekjen e krimit të organizuar, edhe pse dihet mirëfilli që në këtë prokurori pushojnë me vite të tëra kallxime penale të ushtruara nga bizneset dhe qytetarët, kundër mafio-oligarkëve të lidhur me politikë, që nga oligarkët Devolli e të ngjashëm që mbajnë monopolet kryesore në bizneset më fitimprurëse falë lidhjeve kriminale të tyre me njerëz të politikes dhe të sistemit të drejtësisë. Marrë në tërësi këto ndodhi të këtyre kohërave Prokuroria Speciale e Kosovës, dhe stafi prokurorial, në të vërtetë e bëjnë avokatinë e mbrojtjen e krimit të organizuar të lidhur me politikën, pasi që ata përveç pagave të majme që marrin nga shteti, shpërblehen me para të majme kesh edhe nga krimi i organizuar”.

-Jo vetëm Prokuroria Speciale e Kosovës por i tërë sistemi që duhet të luftoj krimi i organizuar dhe të ngritën aktakuza penale kundër mafio-oligarkëve dhe krimeve në përgjithësi, është i infektuar nga këto dukuri të inferioritetit dhe janë të lidhur me mafio-politikën e instaluar në institucionet e shtetit. Prandaj, asnjë nuk guxon e as që tentojnë ta luftojnë krimet e niveleve të larta në përgjithësi, sepse ata që i kanë emërua në krye të të gjitha institucioneve që e kanë për detyrë me i luftua krimet në përgjithësi. Vetë janë ata të inkriminuar që marrin pjesë dhe e kanë arritur kulmin e hierarkisë të lartë në krime, dhe po kërkuan që rrënjësisht të luftohen të gjitha krimet në përgjithësi, ata vetë duhet të mbaronin nëpër burgje dhe të dënohen me burgime të gjata, e kush e ka atë guxim të veproj ashtu, prandaj edhe këta të tjerët atëherë ju adaptohen situatave të tilla dhe pranojnë që të sillen sikur iu thonë shefat dhe i pranojnë urdhëratë e të mëdhenjve. Ma në fund të gjithë këta zyrtar i kanë rrogat tepër të larta, dhe pse jo edhe ata dinë si shefat e tyre të pasurohen duke i pa dhe kopjua vetë ata, me një tempo më të vogël, se me ba me i kalua shefat e tyre me pasurime shkaktohen armiqësi mes veti, por edhe me atë tempo ma të vogël prapë fitojnë mirë dhe radhiten ndër të pasurit. Më e rëndësishmja është se sikur tani e 21 vit, ata janë gjithnjë në pozicione të postimeve të larta nëpër institucione, se e kanë tregua besnikërinë ndaj urdhërdhënësve të tyre dhe si të dëgjueshëm kanë perspektivë. Kjo dukuri është instaluar qysh nga pas lufta që në pushtet erdhën „rraha gjoksit që e çliruan vendin“ pa marr parasysh përgatitjeve shkollore dhe edukativo morale që nga niveli lokal komunal, Qeveri dhe ministrit e deri në Presidencë. Këtij shteti deri më tani nuk iu deshën djem të shkolluar e të përbetuar në kushtetutë e ligje, të tillët nuk patën perspektivë në shoqëritë kosovare, prandaj jo rastësisht punojnë sa për me mbet gjallë e besa edhe shumë nga ta që nuk ishin të dëgjueshëm sot shëtisin si të papunë. Prandaj kjo kapje po ndodh fatkeqësisht edhe në Prokurorin Speciale të Republikës së Kosovës dhe jo vetëm por edhe në gjykata, në AKI, në Polici etj.

Dikur qytetarët e Kosovës mendonin se nëse ndonjëherë çlirohemi nga serbët, Kosova shpejtë do të përparoj dhe së shpejti do të krahasohet me shtetet më të zhvilluara të BE-së. Në ato kohëra kishte iluzione të tilla sepse popullata kishte probleme jetike ekzistenciale nga okupatori serb, askush se kishte një imagjinatë të tillë sikur tani ku po radhitemi ndër shtetet më të mbrapa mbetur dhe të zhytura në krime, prandaj tani jemi si shteti më i izoluar pa Liberalizim të vizave si i vetmi shtet në Evropë.

Po deshëm që mos të jetojmë në iluzione por ta shikojmë realitetin s’paku të marrim mësime nga fqinjët tonë që dikur nuk ishin para nesh e sikur që është shembulli i Maqedonisë, Gjykata e Maqedonisë së Veriut i ka shpall fajtor të akuzuarit në rastin „Zhvatja“, Bojan Jovanovski dhe ish-prokuroren speciale Katica Janeva. Jovanovski u dënua me 9 vite burg, ndërsa Katica Janeva u dënua me 7 vite burg për zhvatje pasi është akuzuar se ka marr mito 50 mijë euro kesh (50,000) dhe po aq mobile. Gjykata e shpalli fajtor Bojan Jovanovskin për veprat e kryera penale „ marrje të shpërblimit për ndikim të jashtligjeshëm“ dhe për „pastrim parash“ ndërsa Katica Janeva për „keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve“. Në përshkrimin e aktit të aktakuzës të ngritur nga Prokuroria për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, thuhej se i akuzuari Jovanovski, ka ndikuar tek e akuzuara Janeva, që ajo të sjell masa më të buta kundër një biznesmeni, i akuzuar në hetimin „Perandoria“ nisur nga ish-Prokuroria Speciale publike.

Gjykimi për rastin „Zhvatja“ filloj në nëntor të vitit të kaluar. Aktakuza ishte për tre persona. Në seancën e parë për këtë rast i akuzuari Zoran Milevski-Kiçec e pranoj fajin dhe u dënua me 3 vite burg.

E dhamë këtë shembull që të mëdhenjtë e shtetit ta kenë parasysh se a kanë veprua ngjashëm që nga çlirimi e deri më tani që dikush nga të mëdhenjtë e prokurorisë të dënohet, e pa u dënua kriminelët pavarësisht kush janë, qoftë edhe Presidenti i shtetit, ne nuk mundemi të ecim përpara në pavarësi me demokraci, si me shembuj se si ndërtohet shteti.

Marrë parasysh këtë dukuri, kjo lidhje e fuqishme e sistemit me krimin e organizuar dhe politikën e inkriminuar, janë pengesa kryesore qË po e ndalon bërjen e ligjit Veting, kurse edhe përfaqësitë e Kuintit në Kosovë nuk po bëjnë presion serioz që të bëhet një ligj i tillë.

Edhe zyra e Avokatit të shtetit që po e bënë gjumin brenda Ministrisë së drejtësisë, po futet në vallen e krimit të organizuar, i cili fare nuk po kujdeset për të ngritur raste kundër zhvatësve të pasurisë së shtetit dhe buxhetit të shtetit. Ligji i Veting po pengohet pikërisht nga lidhja e fortë e krimit të organizuar me politikën dhe drejtësinë e inkriminuar për faktin se dihet se kush do të ishin viktimat e para që do të goditeshin me një ligj të tillë. Dëshmia më e freskët është rrëzimi i Qeveris Kurti, sepse ishte Ministresha e Drejtësisë me një temp të fortë që filloj përgatitjen e ligjit Veting, prandaj edhe ky ishte një skenar i krimit të organizuar për ta pamundësuar bërjen e një ligji të tillë që për prioritet e kishte pastrimin e plotë të sistemit të drejtësisë dhe të mafio-politikës së inkriminuar, nga lidhja me mafio-oligarkët e krimit të organizuar.

Nëse bëjmë një analizë lirisht mund të thuhet se të gjithë prokurorët special, duke filluar nga Kryeprokurori Special, janë tërësisht të lidhur e te kapur fort me krimin e organizuar, pasi që nuk kemi ngritje të aktakuzave serioze të niveleve të larta të krimit të organizuar me mafio-politikën në këto 10 vitet e fundit si shtet i pa varur, sepse këtë e dëshmon vetëm rasti i ish - kryeprokurorit Reshat Millakut, menjëherë pas pensionimit dhe kalimit në profesionin e Avokatit, rasti i parë që e ka marr në mbrojtje ka qenë jo vetëm një rast i Devollëve një çështje serioze penale, si borxh i të kaluarës se edhe kështu kompensohen borxhet! Millaku sa ishte Kryeprokuror në PSRK, në fakt e ka bërë vetëm avokatinë dhe mbrojtjen e shumë mafio-oligarkëve në Kosovë.

Pa pastrimin e shoqërisë politike kosovare të niveleve të larta shtetërore, luftimi i krimit të organizuar nga strukturat më të larta të shtetit janë të pashpresa. Tani po lind një shprese me aktakuzat e ngritura të Gjyqit Special në Hage e që do ta dërmon kapjen e shtetit, e sidomos të atyre më të mëdhenjve të shtetit, që nga skamnorët e varfër, tani e 21 vite u pasuruan dhe u bënë multi milionerë. Kur Presidenti Thaçi të jep dorëheqje nga posti që e mbanë, Kryeparlamentarja sipas Kushtetutës i kryen detyrat e Presidentit të shtetit, dhe në një kohë të konsiderueshme i cakton zgjedhjet në Kosove, elektorati është ai sovrani i cili do ta zgjedh qeverinë e re dhe Presidentin, me kompetencë dhe me besim qytetar. Prandaj Qeverija në ardhje duhet të bëjë reforma të mëdha në të gjitha institucionet shtetërore e sidomos në ato që e luftojnë krimin e organizuar në mënyrë të pamëshirshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".