Faji i parë është i Hashim Thaçit, akuzat është dashur t'i mendojnë që nga votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës

Faji i parë është i Hashim Thaçit, akuzat është dashur t'i mendojnë që nga votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës
Faji i parë është i Hashim Thaçit, akuzat është dashur t'i mendojnë që nga votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës

Shefik Shkodra

  • 04 July 2020 - 09:01

Shkruan: Shefik Shkodra

 “Pas debateve të pa ndërprera, po thuhet se OVL, të burgosurit, etj. janë të organizuar për një protestë, në këtë muaj, përballë atyre aktakuzave të shpallura nga Prokuroria e Gjykatës Speciale për Kosovën. Po mirë, çfarë do të arrihet me atë protestë? Ku ishit deri më tash? Pse nuk e alarmuat me kohë presidentin e dashur, të cilin pretendoni tash ta mbroni. Ai e ka ditur mirë se ishte vetë për këtë gjykatë një etnike dhe të pa nevojshme para se të bëhej për krimet serbe dhe të shtetit të Serbisë, që ushtroi dhunë të skajshme në popullatën shqiptare të Kosovës. Pra faji i parë është i Hashim Thaçit dhe të gjithë të tjerëve”.

Sikur na i merr mendtë dikush e diçka mahnitëse, në raste konkrete, edhe kur është shumë tragjike për Kosovën. Ne sikur jemi adoleshentë e të pa marrën vesh. Sikur nuk i njohim serbët dhe politikën e përsëritshme historike të Serbisë. Për këto gjëra kemi shkruar gjerë e gjatë. Sërish do të shkruajmë, krejt me qëllim që të ndihmojmë sado pak dhe të formojmë opinion në mese të qytetarëve. Pas lajmërimit të aktakuzave për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK, Kadri Veselin, dy personat që janë të afërt në luftën e fundit, por edhe më vonë pas luftës, që përveç tjerash, janë të njëjtës parti. Me një fjalë, ka vepruar së bashku. Tash reagimet janë të shumta kundër prokurorisë dhe gjithë Gjykatës së Hagës. Kjo Gjykatë është themeluar për krimet e luftës, një etnike, vetëm për shqiptarët, përkatësisht për disa pjesëtarë të UÇK-s. Themelimi i kësaj gjykate në këtë mënyrë, vetëm për shqiptarët, intimisht është shumë e rëndë dhe e paarsyeshme. Por fatkeqësisht, ketë e kemi votuar vetë, pra kuvendi i Kosovës. Edhe votimi është bërë me ndikim te deputetet pikërisht nga vetë Presidenti, tash i shpallur me akuzë i pari. Për këtë çështje nuk është biseduar fare deri më këtë rast. I shtrojmë pyetjen vetvetes: Si u arrit pajtimi që na në këtë mënyrë e zumë vendin e kriminelët? Ata që na sulmuan me metodën më të vrazhdë për shfarosje të gjithë shqiptarët pa marrë parasysh moshën, pa u lodhur për fajtorin. Por në kë kanë qëlluar, vrasje, dhunime, deportime dhe shkatërrime tjera kolatorale. Krejt këto dimë t'i numërojmë qe njëzet vjet e më tepër. Po pse lejuam ashtu si deshën armiqtë, më në fund, ne e pranuam që të dënohemi, sikur ne të ishim agresori dhe krimineli për gjenocid. Jam i befasuar personalisht, ndoshta jo vetëm unë. Tash shumë fjalë si 'post festum' nëpër ato kanale televizive. Një pjesë e na paraqiten tepër patetik dhe gjithnjë me përpjekje për ta mohuar faktin. Fakti qe sa kohë nuk ka pasur lëvizje e as debate përnjëherë jemi nxehur që të kundërshtojmë, si ndodh me atë kryeministrin e Shqipërisë, të cilit në vend se t'ia sheh hairin dikush, ai tipi mund të ngarkojë edhe më shumë. Nuk është ai Edi Rama që mendon ta mbrojë dikë. Për këtë s'kemi çka flasim. Oratoria e tij patetike është veç kamuflazhë. Asnjë person ai nuk e llogarit në krah të tij. Të gjithë njerëzit (shqiptarët) kah do që janë ai nënçmon. Është e çuditshme, si është e mundur tipat e tillë të jenë në institucion e kryeministrit?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".