Qeveria Hoti ka vulën e presidentit të Kosovës që “de fakto” është edhe kryetar i PDK-së

Qeveria Hoti ka vulën e presidentit të Kosovës që “de fakto” është edhe kryetar i PDK-së
Qeveria Hoti ka vulën e presidentit të Kosovës që “de fakto” është edhe kryetar i PDK-së

Skender Kapiti

  • 04 July 2020 - 09:08

Shkruan: Skënder Kapiti

Vendimmarrjet e Qeverisë Hoti merren tjetër kund jashtë institucionit qeveritar, dhe ato vetëm sa formalizohen e vulosen nga ai. Si një qeveri jo legjitime ajo mbetet në pushtet vetëm nëse plotëson orekset e partnerëve të koalicionit dhe të Listës serbe për të rrëmbyer poste e detyra qeveritare, me një barrë institucionale fiktive e të panevojshme, me fryrje të aparatit qeverisës me burokracira, të mbushur me element me lidhje miqësish, nepotizmash e me militant partiakë të koalicionit të cilat gllabërojnë paranë publike të taksapaguesve kosovarë dhe të borxheve që merr qeveria”.

-Qeveria Hoti është qeveria e vazhdimësisë së PAN. Ajo do të qeverisë sipas modelit të Qeverisë së para 6 Tetorit 2019, sepse është qeverisje e formuar nga humbësit e zgjedhjeve. Pavarësisht se në të nuk merr pjesë momentalisht PDK-ja, qeveria Hoti ka vulën e presidentit të Kosovës që “de fakto” është edhe kryetar i PDK-së. Hoti është një kryeministër kukull dhe nen presionin dhe nen ndikimin e atyre te cilët e mundësuan formimin e kësaj qeverie. Askush nuk ka besim te aftësia, përkushtimi, serioziteti dhe as te guximi i tij për të vepruar jashtë kornizave dhe formulave që atij i vijnë nga jashtë kabinetit qeveritar të tij. Kjo është qeveri hesapesh sa për të thënë se ka qeveri dhe sa për të shtyrë kohën dhe për të përfituar aparati i saj burokratik si një grup interesi që qeveris Kosovën”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".