Republika e Kosovës, shtet pa institutcione kredibile!!!

Republika e Kosovës, shtet pa institutcione kredibile!!!
Republika e Kosovës, shtet pa institutcione kredibile!!!

Ismail Muçiqi

  • 04 korrik 2020 - 09:52

Që nga shpallja e Pavarsisë, shteti i Kosovës asnjëhere nuk ka qenë më i sfiduar nga zhvillimet e brendshme dhe ato të jashtme të cilat padyshim paraqesin situata dramatike të paparashikushme.

Kosova po sfidohet nga një Qeveri e zgjedhur pa vullnetin e elektoratit, e cila u formua në kohën më dramatike në luftën kundër Pandemisë nga një kualicion i partive të dështuara të cilat i shkelën të gjitha parimet programore dhe elektorale.

Qeveria Hoti e cila u zgjodh me 61 vota e tani ka vetëm 60 përshkak të ekzekutimit të vendimit të plotëfuqishëm gjygjësor, të një deputeti i cili votoi në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet dhe rregulloren e Parlamentit të Kosovës.

Shteti i Kosovës, u godit rendë këto ditë edhe nga ngritja e aktakuzës të Prokurorit të Dhomave të Gjykatës Specilae në Hagë, kundër Presidentit të Republikës Hashim Thaqit dhe kryetarit të Partis Demokratike Kadri Veselit.

Kjo aktakuzë shkaktojë jehonë si në Kosovë njëashtu edhe në diplomacin ndërkombëtare, dhe padyshim i goditi drejtëpërdrejt institutcionet demokratike të shtetit.

Aktakuza kundër udhëheqësve të UÇK-së, ndonëse ende e pa konfirmuar nga Gjykatsi i procedurës paraprake, po shkakton polarizim dhe tensione në skenën politike të Kosovës.

Pavarsisht se Gjykata Speciale përkatësisht Dhomat e Veqanta me seli në Hagë, u themeluan dhe u votuan nga deputetët e Parlamentit të Kosovës, duke shpresuar dhe besuar në faktorin ndërkombëtar se kjo Gjykatë do të vërtetoj pastërtin e Ushtris Çlrimtare të Kosovës, këto ditë po flitet për organizimin e protestave nga ana e Shoqatave të Invalidëve dhe të Veteranëve të UÇK-së.

Qdo tendencë për të ç'berë funksioimin e kësaj Gjykate Ndërkombëtare, do të sjellë pasoja të paparashikushme për shtetin dhe institutcionet e Kosovës.

Derisa të gjithë liderët dhe partit politike po bejnë gara se kush është më amerikanë dhe kush më shumë apo më pak e don Amerikën, qdo përpjekje për ta ndërruar kahjen e politikës amerikane ndaj Kosovës, i rrezikon raportet dhe marrëdhënjet diplomatike, miqësore dhe shtetërore ndajë super fuqisë më të madhe botërore.

Në ketë kohë më plotë zhvillime të panjohura, institutcionet e shtetit të Kosovës janë në një situatë të pa lakmushme e cila po shkakton hendikep në rolin dhe funksionimin e shtetit. Poashtu Kryetarja e Parlamentit zonja Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet nacionale të 6 Tetorit arriti të krijojë senzacion nga përkrahja e elektoratit, duke qenë një nga më të votuarat në Kosovë. Kjo lidere tani si Kryetare e Parlamentit të Kosovës, pozitë kjo e cila i kishte takuar Lëvizjes Vetëvendosje, që nga marrja e mandatit kjo është e atakuar permes formave të ndryshme të shantazhit nga grupet dhe individët e ndryshëm, por edhe nga vetë udhëheqja e Lidhjes Demokratike, e cila kohë më parë e shkarkoj nga pozita e nënkryetarës të partisë.

Kosova po sfidohet qdo ditë edhe nga Pandemia e Koronavirusit, i cili po shtohet perditë e më shumë kudo në rajonet tona dhe po merr jetë njerzish.

Qeveria Hoti, e cila funksionon në saje kualicionit me Listën Serbska, nuk po arrin të menagjojë situatën e Pandemisë në Kosovë dhe gjithnjë e më shumë ka dështime të cilat do ti sjellin pasoja ruajtjes të shendetit të popullsisë.

Kosova vazhdimisht është e sfiduar nga politika shoviniste dhe anti shqiptare e Serbisë. Dialogu i cili filloj para shumë vitesh dhe nuk po i dihet fundi, tregon më së miri "përkushtimin" e Vuqiqit për ndonjë paqe me shqiptarët. Kjo u vërtetua edhe para pak ditësh nga ana e Kishës dhe kryepopit Irinei në Beograd i cili solli deklarata dhe mesazhe më fashiste kundër Kosovës duke helmuar rinin dhe popullin serbë me urrejtje patologjike.

Kosova këto ditë u sfidua edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ligjin për paga të hartuar nga Qeveria e kaluar, e shpalli anti kushtetues duke nxitur paknaqësi dhe reagime tek një pjesë e puntorve të kategorive të ndryshme të cilët punojnë në administratën publike dhe ata të cilët financohen nga buxheti i shtetit.

Të gjithë këto janë sfida të cilat po përballet kjo Qeveri e plagosur. I vetmi shpëtim për të dalë nga ky "qorrë sokak"dhe për ta larguar epokën e qeverive të meparshme të cilat e sollën vendin në ketë gjendje është mendimi racional dhe përgjegjësia ndaj elektoratit dhe shtetit që sa më parë të organizohet e domosdoshme e partive politike, e Shoqëris Civile dhe e mekanizmave tjerë nderkombëtar që veprojnë në Kosovë për organizimin e zgjedhjeve nacionale si imperativ i kohës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".