Beogradi me argatët e tij përgatitë goditje politike ‘nukleare’ për Kosovën!

Beogradi me argatët e tij përgatitë goditje politike ‘nukleare’ për Kosovën!
Beogradi me argatët e tij përgatitë goditje politike ‘nukleare’ për Kosovën!

Sali Berisha

  • 04 July 2020 - 11:16

Pas publikimit të aktakuzës së pamiratuar nga gjykatësi, nga kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, dhe dështimit përfundimisht të projektit të zmadhimit të Serbisë në kurriz të territorit dhe ndarjes së Kosovës, burime të informuara njoftojnë se Beogradi po përpiqet me argatët e tij shqipfolës t’i japë Kosovës një goditje “nukleare” politike.

Kjo goditje do të realizohet me anën e ligjit të Gjykatës Speciale, gjë që do ta damkoste Kosovën si një shtet zuzar dhe do ta bënte objekt ritorsionesh, izolimi dhe përçmimesh e sanksionesh të shumëllojta.

Në funksion të këtij skenari janë:
deklaratat kundër Gjykatës Speciale dhe kërkesat e përsëritura publike të argatit in shef, Baton Stanishiq, për abrogimin e ligjit të saj, identifikimi i aktakuzës ndaj zotit Thaçi dhe zotit Veseli si aktakuzë ndaj UÇK dhe luftës çlirimtare të Kosovës dhe insistimi për tërheqjen nga bisedimet Kosovë - Serbi nga Prishtina me pretekstin se Kosova nuk mund të ulet në tavolinë të bisedimeve me hekura në duar etj.

Në funksion të realizimit të kësaj goditjeje ishte dhe vizita blic me antiplumb e urdhëruar nga Beogradi, e Zografit Bis në Prishtinë, qëllimi kryesor i së cilës ishte një dhe vetëm një: sulmi i egër stalinist ndaj Gjykatës Speciale dhe drejtësisë ndërkombëtare si simbol i shëmtuar i padrejtësisë mbi tokë, si një lloj monstre e epokës më të zeze komuniste.

Ky sulm u shpreh qarte nga vet Rama me fjalet e tij “Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletërrufesë speciale, që do të hyjë si njollë turpi e shekullit te 21 në historinë botërore të drejtësisë, që praktikën e akuzës pa te ijnelex juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike”.

Duke e cilesuar njolle turpi te shekullit te 21 dhe fletrrufe te kohes se revolucionit kinez, Zografi Bis kerkoi te nxise dhe mbeshtese me te gjithe mundesine qe ka nismen per abrogimin e Gjykates Speciale, kesaj atavizme te sistemit totalitar komunist.
Po per nxitjen e abrogimit te Gjykates Speciale, per te ndezur me tej emocionet, Zografi Bis beri gjithçka qe aktakuzat e fundit te Gjykates se Hages ti paraqese si nje sulm direkt ndaj UÇK dhe luftes se saj te drejte e çlirimtare nderkohe qe ato nuk jane absolutisht te tilla. Ato jane akuza per indvide te veçante, te cilat sipas ambasadorit Clint Ëilliamson nuk kane te bejne as me periudhen e luftes por lidhen vetem me vepra te dyshuara se jane kryer pas çlirimit te Kosoves, pra pas futjes se trupave te NATOs aty.

Keshtu, ne panagjeriken e tij hipokrite, Zografi Bis shprehet se: Qe kur kam marre lajmin e listes se Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e krimineleve te supozuar te Luftes Çlirimtare te Kosoves perpiqem po nuk arrij te formuloje fjalite e duhura per te shprehur indinjaten time! Dhe vazhdon me poshte: ”...Por jam e do te jem deri fund ne krah te te gjithe atyre qe luftuan me arme per te çprangosur Kosoven e burgosur ne ferrin e Sllobodan Millosheviçit duke e mbyllur me gjak, nder e lavdi nje histori padrejtesie historike ne zemer te Europes. Rrofte Kosova dhe sot me shume se kurre Nderim Udheheqesve te Luftes Çlirimtare.”

Miq, ky pathos per luften dhe heronjte e te renet e saj nuk do merrej si hipokrizi e ne funksion te nje qellimi makaber te nxitjes se shkrirjes se Gjykates Speciale, sikur njeriu qe shkruan keto rradhe te mos ishte tradhetari qe i vendoste ne gjoks çelesin e arte te kryqytetit te vendit kengetarit famzi te masakrave te serbeve ne Kosove, Bregoviç.

Keto fjale nuk do te tingllonin si thirrje per anullimin e Gjykates Speciale sikur autori i tyre te mos kishte bere gjithçka ne mbeshtetje te projektit te zmadhimit te Serbise ne kurriz te territorit te Kosoves dhe ndarjes se saj.

Keto fjale do jehonin si nje melodi atdhetare sikur autori i tyre te mos ishte njeriu qe ndezi per llogari te Beogradit luften e ftohte midis Tiranes dhe Prishitines dhe qe perdori te gjitha llojet e fyerjeve publike ndaj cdo udheheqesi politik te popullit te Kosoves per shkak se ata refuzonin perpjekjet e tij per Serbine e Madhe.

Keto rrjeshta per luftetaret dhe luften mund te te kujtonin ndonje nacionalist folklorik e kandid dhe jo si nje thirrje antikombetare per zhdukjen e Gjykates Speciale vetem e vetem qe Kosova e lire dhe demokratike te damkosej per llogari te Beogradit si nje shtet zuzar per te cilin parimi “pacta sund servanda” nuk ekziston.

Keto fjale edhe mund te mos vlersoheshin si frymezim per qellime te liga sikur autori i tyre te mos ishte njeriu qe ka firmosur me urdher te padronit traktatin famzi te Novi Sadit dhe zhdukjen e Kosoves nga harta si shtet i pavarur.

Miq, se fundi, keto fjale nuk do te merreshin si te shtira sikur vet autori i tyre ti kishte shqiperuar qofte dhe gjysmen e tyre kur u thirr tre here ne Hage ish kryeministri Haradinaj, dhe siç dihet heren e trete u thirr nga Gjykata Speciale edhe pasi ai nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage kishte fituar pafajesine si ne gjykaten e faktit ashtu dhe ate te apelit.

Po rikujtoj ketu se rastin e thirrjes se z Haradinaj heren e trete ne Hage, Zografi Bis u shpreh: “Keto ftesa ne radhe nga Haga per protagoniste te UÇK jane nje sfide e re e çdo njerit prej te thirrurve ...per te provuar deri ne fund pafajesine e tyre”.

Keshtu, thirrjen per te treten here te ishkryeministrit te Kosoves, Haradinaj ai nuk e lidhi as me lavdine e UÇK dhe as me luften e saj, madje “harroi” te ishte ne krah te te gjithe atyre qe luftuan me arme ne dore.

Madje ne kete rast thirrja nga Gjykata nuk ishte nje “njolle turpi ne historine e drejtesise nderkombetare” as dhe “nje flete rrufe kineze” etj.
Pra kemi te bejme me dy qendrime te ndryshme dhe te pakrahasueshme.

Pse ky qendrim dyfytyresh dhe pse ky standart i dyfishte?

Kjo sepse ne rastin e akuzes kunder zotit Thaçi Gjykata Speciale duhet zhdukur sepse hodhi ne ere projektin e Serbise se Madhe, flamurin e zi te te ciles e mbante Miladini shqipfoles me Zografin Bis dhe argati in chef. Kurse ne rastin e thirrjes per here te trete te zotit Haradinaj, Gjykata Speciale nuk beri nje turp nderkombetar sepse ai bllokoi me taksen 100% marreveshjen per ndarjen e Kosoves.

Duke denoncuar me ashpersine me te madhe keto perpjekje te deshtuara te Beogradit dhe argateve te tij shqipfoles, shpreh bendjen se ish luftetaret e UÇK do te dine, sikunder deri sot, te provojne me dinjitet pafajesine e tyre dhe trojka faqezeze e shqipfolesve albanofob do perfundojne aty ku e kane vendin tradhtaret e kombit shqiptar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".