Qeveria Hoti harton strategji në letër kundër korrupsionit për ta shmangur bërjen e ligjit Vetting

Qeveria Hoti harton strategji në letër kundër korrupsionit për ta shmangur bërjen e ligjit Vetting
Qeveria Hoti harton strategji në letër kundër korrupsionit për ta shmangur bërjen e ligjit Vetting

Ragip Guraziu

  • 04 korrik 2020 - 12:00

Shkruan:Ragip Guraziu

 “Tani shihet qartë se është ky edhe projekt i Qeverisë Hoti edhe një metodë tjetër veprimi për ti bishtëruar bërjes së Ligjit Vetting, për ti shpëtuar peshqit e mëdhenjtë të lidhur me krimin nga kapja dhe ndëshkimi me ligj, për ti mënjanuar ata njëherë e përgjithmonë nga zhvatja e shtetit. Këta mundë ta luajnë këtë lojë për të blerë kohë por herët e apo vonë, Kosovës i duhet një VETING sepse pa të nuk do të kemi asnjëherë shtet funksional të së drejtës. Mirëpo dihet fare mirë që nuk ka Vetting në Kosovë pa pjesëmarrjen në hartimin e tij edhe nga institucionet e drejtësisë. Prej vitesh në Kosovë flitet për një proces verifikimi të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por aktualisht nuk dihet nëse do të ndodhë një proces i tillë. Kjo temë është duka u zvarritur qëllimisht”.

-Qeveria Hoti gjeti edhe një metodë tjetër për ti bishtnuar bërjes së Ligjit Vetting. Do jetë ky projekt i Qeverisë Hoti edhe një metodë tjetër veprimi për ti bishtëruar bërjes së Ligjit Vetting, për ta zëvendësuar atë kinse me strategjinë e luftës Kundër Korrupsionit. Kjo na lë të kuptojmë se është edhe një hap tjetër mashtrues i Qeverisë Hoti për qasjen e saj në fushën e sundimit të Ligjit, fillimi i ri i hartimit të të ashtuquajturës strategji të luftës Kundër Korrupsionit. Këtë lajm e ka shpërndarë për medie Zv. Kryeministri Besnik Tahiri. Tani me të vërtetë shtrohet pyetja, si mundë ta lufton korrupsionin në strukturë qeverisëse e cila në të kaluarën e mandatit qeverisës si PAN ishte në Top listën e qeverive më të korruptuara që kishte Kosova, e tashmë vetëm sa i është bashkuar edhe LDK. Si po u jepet mundësia të mashtrojnë të gjitha formulat e mandateve qeverisëse, koalicionet që vijnë njëri pas tjetrit, me strategji të ndryshme afatgjate të luftës Kundër Korrupsionit, dhe pasi të përfundon mandati, ndryshon edhe strategjia.

Qeveria e kaluar, ku ministre e Drejtësisë ishte Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, kishte formuar një grup profesionistësh i cili pritet që të dalë me një raport për skenarët e mundshëm të kryerjes së Vetting-ut në drejtësi mirëpo tani gjërat kanë marrë kahe tjetër. Për të pasur sukses në këtë projekt serioz, duhet punuar që proces i llogaridhënies të ketë gjithë përfshirje. Pra, çdo hisedar i sistemit të drejtësisë duhet të jetë në tavolinë dhe çdo hisedar duhet të punojë bashkë në atë ekip ekspertësh ku është e domosdoshme që në tavolinë të jenë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak se Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, është ai që ka dhënë rekomandime të shumta për përmirësimin e sistemit tonë të drejtësisë dhe na mban llogaridhënës me raporte të ndryshme. Ndërkombëtarët duhet të bëjnë më shumë Presion tek Qeveria që ta qon përpara procesin e Vettingut dhe të mos shpenzohet koha kot me strategjitë kundër korrupsionit si dokumente strategjike për të cilat po humbet kohë nga mandati në mandatin tjetër Qeverisës, edhe në këtë të tanishmin”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".