Barrikadimi i Hashim Thaçit para ulëses së presidentit për të mos u dorëhequr, një shërbim i keq për të ardhmen e shtetit të Kosovës

Nexhat Haziri

  • 04 korrik 2020 - 16:27

Shkruan: Nexhat Haziri

 “Kosova duke e pasur president Hashim Thaçin tani me këtë aktakuzë, do të jetë po ashtu e dobët në pozicionet e saja në procesin e dialogut me Serbinë, kurdo që do të vazhdoj ai. Dhe natyrisht unë pres që në këtë pikë Kosova të sulmohet edhe nga kundërshtarët e pavarësisë, pikërisht duke e përdorur pozicionin e presidentit Thaçi, që po ashtu do të jetë edhe një pengesë e madhe për sigurimin e njohjeve të reja”.

-Refuzimi i z. Thaçi të dorëhiqet nga detyra e presidentit të vendit, pavarësisht se nuk iu është konfirmuar akoma nga Gjykata, është shërbimi më i keq që z. Thaçi i ka bërë vendit, pasi Kosova si shtet i ri, pa ndonjë rejting të theksuar ndërkombëtar, imazhi i saj do të jetë i lënduar kudo që paraqitet në arenën ndërkombëtare duke pasur një president me aktakuzë të propozuar nga prokuroria për krime lufte. Një president i tillë nuk mund të përfaqësoj as unitetin qytetar e politik të vendit, të ndërtoj një konsensus politik dhe përbashkues i skenës politike për çështje me rëndësi shtetërore dhe kombëtare, aq shumë të nevojshëm në këtë periudhë nëpër të cilën po kalon Kosova dhe proceset që e presin vendin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".