Instalimi i grupeve klanore në Qeverinë Hoti alarmon Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Instalimi i grupeve klanore në Qeverinë Hoti alarmon Ambasadën Amerikane në Prishtinë
Instalimi i grupeve klanore në Qeverinë Hoti alarmon Ambasadën Amerikane në Prishtinë

Muhamet Kelmendi

  • 05 July 2020 - 11:06

Shkruan: Muhamet Kelmendi

”Tërësisht kemi tash një Qeveri tipike klanore, me pak profesionistë dhe që përgjigjen para klaneve që i kanë caktuar. Si ministrat, ashtu edhe zëvendësministrat, këshilltarët dhe edhe njerëzit e vendosur nëpër borde, janë kryesisht të klaneve. Këtu nuk ka rëndësi fare kualiteti dhe profesionalizmi kundruall interesave të tjera të grupeve të vendosura nëpër parti të koalicionit. Ky fakt ka dërguar deri te reagimi i Ambasadës së SHBA-ve. Megjithatë, ky reagim nuk mund ti ndal nga rruga e tyre. Grupet e tilla të interesit nuk njohin këshilla politike, juridike dhe analiza shkencore. Ata njohin vetëm pasojat ligjore dhe përgjegjësinë penale”.

-Është praktike tashmë e njohur në Kosovë që partitë që vijnë në pushtet i punësojnë kryesisht njerëzit e klaneve të veta. Natyrisht se këtu nuk ka rëndësi fakti i përgatitjes profesionale të njerëzve kundruall shërbimeve klanore dhe të interesave të tjera.

Me masat e tilla ndalen. Masat tjera as që i diskutojnë. Dhe, për fat të keq, këso grupimesh të rrezikshme ka kudo nëpër cilado parti politike. Kurrë nuk mund të bëhet ministër, zëvendësministër, këshilltar apo të marrish ndonjë detyrë pa kaluar nëpër këto grupime. Më së miri kjo shihet te gjendja në LDK. Askush aty nuk depërton pa iu nënshtruar tërësisht kësaj rregulle të grupit të LDK-së, të Isa Mustafës. Mjerisht kështu është edhe në partitë tjera të koalicionit. Shikoni ministrat dhe zëvendësministrat dhe kushdo do të bindet në këtë që e deklarova. Rruga e vetme mbetet pastërtia e tërë jetës politike, juridike, ekonomike etj. E kjo është shumë larg.”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".