Kosova është turpi i BE-së, dy milionë qytetar të saj po i mbanë të izoluar

Kosova është turpi i BE-së, dy milionë qytetar të saj po i mbanë të izoluar
Kosova është turpi i BE-së, dy milionë qytetar të saj po i mbanë të izoluar

Faik Krasniqi

  • 06 July 2020 - 07:05

Shkruan: Faik Krasniqi

“Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar, vendet e rajonit hiç nuk janë më mirë se ne. Por qytetarët e tyre lëvizin lirshëm në BE- Pavarësisht se kemi një klasë politike çfarë e kemi, janë hajna e horra, prapë se prapë s'jemi më të korruptuar dhe më të kriminalizuar se ata. çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën është kthyer në një tragjikomedi. Turp për Bashkimin Evropian të mbaj dy milion qytetar të saj të izoluar. Pse po them qytetar të saj? Sepse ne jemi në Evropë dhe jo në ndonjë kontinent tjetër. I vetmi shtet evropian i izoluar prej shteteve të kontinentit të saj. Po të kishim qenë narko shtet si Kolumbia, ose në luftë si Ukraina? Kurrë s'do të përfitonim lirinë e lëvizjes. Unë këtë çështje e shoh më shumë si çështje politike, se sa si çështje kriteresh. Vetë ata konstatuan para dy vitesh që i kemi plotësuar kriteret”.

Kolumbia që furnizon gjithë botën me kokaine, ka liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian. Ukraina përfitoi liberalizimin e vizave kur ishte në luftë me Rusinë. Edhe sot akoma është në luftë. Moldavia e varfër ka vite që ka përfituar liberalizimin e vizave. Ne s'kemi politikanë të denjë, dhe me që s'kemi kemi mbetur edhe të izoluar. Në vend se të përdorin reciprocitetin me Serbinë si kusht për heqjen e vizave, këta horra e heqin pa asnjë kusht të vetëm. Njësoj si me dialogun, kur u futën në bisedime me Serbinë pa asnjë kusht të vetëm. Këta janë politikanët tanë. Me asnjë kusht të vetëm nuk bënë të pranohet që të heqim dorë nga diçka për heqjen e vizave. Kushti ynë për liberalizim të vizave duhet të jetë ky: Liberalizimin e vizave në këmbim të rifillimit të dialogut. Në të kundërtën nuk fillojmë me dialog. Do të kishte efekt, sepse këtë çështje e kanë kthyer nga çështje teknike në çështje politike, dhe me që e kanë kthyer kështu edhe ne duhet të bëjmë politikë. E di që këta frikacakë nuk e bëjnë një gjë të tillë, sepse për ta ka rëndësi pushteti dhe jo qytetari. Kanë frikë se nëse vendosin një kusht të tillë, atëherë i rrëzojnë nga pushteti. E dimë se çfarë mendon Franca për ne. Por pa faj nuk është në këtë rast as Gjermania. Nuk besoj që Gjermania nuk ka mundësi ta bindë Francën për të na liberalizuar vizën. Më vonë do ta kuptojmë se ku qëndron hilja e gjithë kësaj telenovele!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".