Kosova, pandemia dhe qeveria e dështuar!!!

Kosova, pandemia dhe qeveria e dështuar!!!
Kosova, pandemia dhe qeveria e dështuar!!!

Ismail Muçiqi

  • 06 July 2020 - 09:40

-Menagjimi i dobët jo profesional dhe dështimet e Qeverisë Hoti, bënë që vetëm gjatë kësaj jave numri i të infektuarëve nga Koronavirusi të marrë përmasa alarmante. Shifrat tregojnë se nga data 1 Korrik e deri më sot raporti i të infektuarëve me Covid-19 është sa vijon:

Me 1 Korrik 113 persona të infektuar,

Me 2 Korrik 73 persona të infektuar,

Me 3 Korrik 79 persona të infektuar, ndërsa dje u diagnostifikuan 178 raste.

Mjerishtë vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Klinikat Infektive të QKUK-së, kanë vdekur 6 pacient, dhe kështu vdekjet totale deri më sot kanë arritë numrin 66 persona të vdekur.

Kjo situat dramatike po i shqetëson qytetarët e Kosovës gjithëandej, të cilët përpos halleve dhe problemeve ekonomiko-sociale dhe për shkak të papunësis, tani e kanë të rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën në përgjithësi.

Nëse bejmë një krahasim me Qeverisjen e kaluar kur papritmas u lajmrua virusi, mund të konstatojm lirisht se Qeveria e kaluar e Albin Kurtit përkatësisht Ministria e Shëndetësis, menagjuan dhe parandaluan në mënyrë briliante përhapjen e këti misteri i cili askush nuk është në gjendje ta thotë fjalën e fundit.

Faktet tregojnë se Qeveria Kurti dhe Ministri i Shëndetësis Vitia, ditën kur u shkarkuan në mënyrën më të turpshme nga Parlamenti dhe ditën kur i liruan zyret nga mandati i ministrive, bilanci ditor i Koronavirusit ishte vetëm me 3 të infektuar në Kosovë.

Situatën edhe më shqetësuese dhe më serioze po e bëjnë shtimi enorm i qytetarëve të infektuarë gjendje kjo e cila paraqet një rrezik për kolapsin e përgjithshëm të sistemit shëndetësor në Kosovë.

Në bazë të statistikave dhe informacioneve që po vinë nga institutcionet e shëndetësis botërore, nëse marrim përqindjen e numrit të popullsis në Kosovë, Kosova radhitet në vendin e 3 me numër të infektuar dhe me rrezik përmanent të kolapsit përventiv.

3550 raste sa u infektuan me Koronavirus në Kosovë, deri më tani janë shëruar 1874, por pjesa tjetër paraqet rrezik përmanent për shëndetin e popullsisë.

Koronavirusi dhe shifrat të cilat po alarmojnë popullsin, janë të lidhur edhe në aspektin politikë, institutcional dhe psikologjikë të popullit të Kosovës.

Qytetarët nganjëhere nga paknaqësia që kanë me Qeverin dhe institutcionet tjera të cilat kanë marë përgjegjësin për ti shpallë luftë Pandemisë e të cilët nuk janë të përgaditur në asnjë aspekt profesional, moral dhe kombëtarë, nuk do mendë se apeli dhe mesazhet e tyre nganjëhere nuk qojnë peshë dhe nuk kanë kurfar ndikimi apo autoriteti për ta detyruar popullin që të zbatojë norma ditore, jo profesionaliste, jo adekuate dhe të pavlefshme.

Republika e Kosovës, që nga liria dhe pavarsia asnjëhere nuk ka pasur Qeveri dhe institutcione më të brishta se që ka sot.

Ky popullë ka kaluar shumë sfida edhe kundër armiqëve më të mëdhaj për ti quar proceset dhe kauzën kombëtare për liri dhe pavarsi, pavarsisht qmimit që ka paguar.

Qeveria e tanishme e kombinuar nga të gjitha rrymat të cilat e degraduan shtetin, nuk është asgjë tjetër vetëm peng i progresit, i zhvillimeve politike, ekonomike e mjerishtë kjo po manifestohet edhe me menagjimin e Pandemisë e cila ka marrë përmasa dhe nëse këto trende vazhdojnë ditëve të ardhshme, Kosova do të radhitet në top listën e parë të shteteve më të dështuara me këtë fenomen.

Në fundë mendojë se e vetmja alternativ për të dal nga ky moqalë, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale dhe vetëdisimi masiv i popullsisë për të dal në zgjedhje me qëllim të ndryshimit të këti kaosi për ta shpëtuar popullin dhe Republikën e Kosovës nga ky Koronavirus.

Ky popullë gjithmonë i ka besuar prirësit dhe liderit të vërtetë që nga Hasan Prishtina, Ibrahim Rugova e deri tek Albin Kurti e Vjosa Osmani të cilët janë të pakontestushëm në politikën dhe ardhmërin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".