Edi Rama me Shengenin e tij mundë të shkon në Serbi por vetëm pa Kosovën dhe kosovarët

Edi Rama me Shengenin e tij mundë të shkon në Serbi por vetëm pa Kosovën dhe kosovarët
Edi Rama me Shengenin e tij mundë të shkon në Serbi por vetëm pa Kosovën dhe kosovarët

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 06 July 2020 - 11:41

Shkruan:Reshat Badallaj

“Nuk do të del asnjë shqiptar që ka gjak shqiptari që dora e tij do ta nënshkruante vetëvrasjen e tij. Prandaj, ky plan ka vdekur njëherë e përgjithmonë vetëm duhet shprehur ngushëllime Hashimit të Brojes, Edvinit të Kristaqit dhe ati këlyshit të Jovica Stanishiqit, langoit të UDB-es serbe me librezë zyrtare që quhet këlysh Baton Fazli Haxhiu. Kosovarët i thonë: Edvini i Kristaqit, merri fjalët prapë dhe mos shit dushkun për gogla: ndërro udhë edhe pse e keni për interesa tuaja personale, mundë të shkoni me Serbinë por pa Kosovën sepse nuk i lejon gjaku i derdhur nga barbarët serbo-çetnik dhe tradhtarët denbabaden të kombit shqiptar. Do të ishte mirë që të mbyllësh gojën dhe mos i shtynë shqiptarët ne vëllavrasje dhe përçarje sepse secili do të mbanë në supet e tij me parashikime të tmerrshme”.

-Nuk dua të përplasem në histori me Edvinin e Kristaqit, por më detyron t´ia përkujtoj se Serbia historikisht, edhe në kohën e Jugosllavisë të qenit plak, Titos, ka qenë përfituese dhe dominuese në tërë hapësirën sllavojugore. Ndërkaq, sa i përket Kosovës as që bëhet fjalë se Kosova gjithmonë ka humbur. Mjerisht edhe në krye të saj gjithmonë ka pasur servil, puthador dhe sahanlëpirës për argatin e Serbisë. T gjitha pasurit tokësore dhe nëntokësore që i´a ka falur Zoti hise i ka shfrytëzuar Serbia fashiste. Por, duhet marr parasysh edhe një fakt, kur Dobrica Qosiqi, e pranon publikisht se serbët gjithmonë kanë pasur sukses dhe kanë përfituar shumë me gënjeshtra, mashtrime dhe rrena. Prandaj, nuk e di se ku e sheh një të mirë të Kosovës, ky kanabisi në qoftë se, Kosova sërish hynë në një kulm me Serbinë fashiste dhe mendon ky djali i Kristaqit, së Kosova kaq shpejt i ka harruar vrasjet në mënyrën më barbare, dhunimet, plaçkitjet dhe tokën e djegur nga kriminelët me të thershëm botëror që quhet Serbi. Por, nuk duhet habitur se përse e shtyn më tej ketë plan mafioz dhe tradhtar Edvin i Kristaqit? E ka në interesin e tij dhe të Hashimit të Brojës, por kot e ka se Kosova, tani ka burra që i dalin Zot vendit dhe nuk hynë në pazare të pista që u ka dalur boja dhe ka vdekur njëherë e përgjithmonë. Dhe ky qylah shkon edhe më larg duke thënë se Kosova duhet mbështetur këtë pazar të pistë duke menduar se kosovarët janë aq të trash ose thasë me kashtë dhe nuk e kuptojnë hilen e kësaj kopeje tradhtarësh dhe hafijesh. A është arsyetim dhe krahasim ky budallallëk ku thotë: se në qoftë se, e mbështetë Kosova këtë projekt nuk do të ishte kufiri në Morinë dhe kosovarët do të vinin në det. Ç´i thua këtij muhabeti budallallëqesh? Kosova nuk e ha këtë pykë se e ka provuar një shekull dhe gjithmonë argatët e Serbisë fashiste, shqipfolësit për interesa të tyre karrieriste dhe interesa personale, përfitime të majme parash kanë punuar për ta. Kanë ikur ato kohë dhe nuk i beson kush më, që mendon se ndoshta ky kanabisi do thyej qafen, do ikë dhe pastaj çka do të bëhej me këtë projekt dhe besoni se këta nepërka, pastaj do e arsyetonin vetin me lloj-lloj pallavrash. Çka u bë me takat e shitura? A u kthyen prapë dhe ku u vu kufiri? Çfarë përfitimi pati Kosova këtu? kanabisi a e din një gjë se pasuria e Trepçës ka kapital sa dhjetë Shqipëria dhe cili do ishte mbështetja për këtë Shengenin ballkanik? A është në terezi ky taravol. Zoti ju lashtë shëndosh për këtë xhenaze dhe juve si xhemat me Hshimin e langoin Baton Haxhiun apo si po e thërrasin serbianët Bato.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".