Shefi i PDK-së po përpiqet ta rregulloj imazhin e partisë më të korruptuar në publik

Shefi i PDK-së po përpiqet ta rregulloj imazhin e partisë më të korruptuar në publik
Shefi i PDK-së po përpiqet ta rregulloj imazhin e partisë më të korruptuar në publik

Arsim Haziri

  • 06 July 2020 - 16:09

Shkruan: Arsim Haziri

“Vendin fatkeqësisht e dominon korrupsioni galopant, korrupsioni klientelistë, që njëherit ia ka mundësuar kësaj forcë ruajtjen e pushtetit. Kadri Veseli, apo e gjithë PDK-ja, ka vështirë të përjashtohet nga i gjithë degradimi social, madje diskursi të cilin e ka vë në funksion nuk tregon asgjë më shumë pos një hipokrizi të llojit të vetë”.

-PDK-ja mban përgjegjësinë për rrënimin e publikes, gjithnjë në llogari të privates e klientelës. Kjo forcë politike duke qenë edhe me jetëgjatësinë më të madhe në qeverisje, ka arritur për të instaluar shumë procese, madje edhe negative në shoqërinë tonë, gjë që ka ndikuar në tkurrjen e pasurive publike, përfshi edhe procesin e privatizimit, për të cilin kinse qenkan angazhuar për të organizuar një komision për hetim. Kosova sot ballafaqohet me problemet bazike, me problemet elementare që natyrshëm lidhen edhe me PDK-ën po ashtu edhe me LDK-ën, pa tejkaluar assesi edhe AAK e NISMA-n. Pra shefi i PDK-ës po përpiqet ta rregulloj imazhin e partisë në publik, po mendon për t'u paraqitur ndryshe nga ç’janë e ç’kanë bërë, gjë që e kanë të pamundur. Ky subjekt për të qenë alternative serioze dhe potenciale për qeverisje qytetare duhet t'iu nënshtrohet urgjentisht një reforme të thellë, vetëm pas një procesi tejet të vështirë e të gjatë, mund t'i premtoj ato që tashmë po i bënë kryetari aktual i këtij subjekti”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".