Kujdes, mos u bëni rezili i botës në protestën e 9 Korrikut për hatër të matrapazëve të luftës

Kujdes, mos u bëni rezili i botës në protestën e 9 Korrikut për hatër të matrapazëve të luftës
Kujdes, mos u bëni rezili i botës në protestën e 9 Korrikut për hatër të matrapazëve të luftës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 07 July 2020 - 07:01

Shkruan:Reshat Badallaj

“Pra, kush i ka dy mend në kokë, kush ka gjak shqiptari që i buron ndër dej, kush nuk është shpirtshitur duhet kërkuar përgjegjësi dhe burgosjen për tradhti të Hashim Haxhi Brojës dhe të gjithë ata që ranë në dredhin e këtij matrapazi dhe jo vetëm për këtë,por edhe për ato toka që i shitet pushtuesve që i kemi mbrojtur brez pas brezi me gjak dhe tokat tona që na i la i madhi zot hise. Do të ishte mirë për të mos u bë rezil më 9 korrik, merrni si arsyetim kështu: nuk po dalim se përhapet corona virusi! Dhe, ju që ju beson kush, por merrni se behania e çervishit, një lugë tëlyen! Sepse rezil bëhesh krejt kollaj me rezilët, ndërroni udhë dhe shkoni merrni yrnek te varret e dëshmorëve të kombit e jo te ata krye hajnat që janë bërë super milionerë, që deri dje nuk kishin as rrip pantallonash e sot janë më të kamur se sheikët bin topuzët”.

-Këto lojëra të pista nuk janë asgjë tjetër pos lojëra primitive dhe tepër naive. Mirë, që u paska dal gjumi këtyre. Po, shtrohet nj pyetje: Ku ishin këta kur rrugaçët, vagabondët dhe krye hajnat jo vetëm që votuan dhe miratuan Gjykatën Speciale në Kosove, por me duar të ngritura tradhtare e sollën këtë Gjykatë për të njollosur gjakun e derdhur të bijve dhe bijave të Kosovës e veçmas ushtrinë tonë të lavdishme që quhet UÇK. Përgjegjësin, dhe bile burgosjen, duhet kërkuar te Hashimi i Haxhi Brojës, që jo vetëm që kontribuoi për këtë Gjykatë,por, ka kërcënuar njerëzit që të aprovohet gjithsesi, duke përbuzur dhe shkelur gjakun e dëshmorëve dhe duke tradhtuar në mënyrën më të poshtër. Hashimi i Brojës dhe ajo kopeja banditësh, rrugaçësh, që quhej Kuvendi i Kadri Topuzit, a e dinin se shqiptarët nuk kanë bërë krime sepse kanë qenë në trojet e tyre, a dinte ky pis se nuk duhet krahasuar xhelati me viktimën, a e dinte ky pis se sa vrasje me mijëra ka vrarë Serbia fashiste,ka dhunuar mijëra gra; ka djegur tokën dhe ka bërë shkrumb e hi, dhe si ka mundësi ky pis që të kërcënoj rrugaçët e meslishtit të Kadri Topuzit që të votojnë këtë Gjykatë.

Dihet botërisht se kriminelët serbo-çetnik sot lëvizin para hundeve të këtyre krye banditëve të majave të shtetit dhe nuk i burgos askush,kriminelët serbian jo vetëm që nuk i burgos askush,por kryebanditët e majave të shtetit duke shkelur gjakun e heronjve tanë, me kriminelët çetnik hanë e pinë dreka e darka dhe bile bëjnë Qeveri. Përse Hashimi i Haxhi Brojës bënte trysni te ish rrugaçët e banditët që të aprovohet kjo gjykatë, për asgjë tjetër vetëm e vetëm që të shpëtoj lëkurën e tij dhe "t´ia mbërthej shokëve tjerë" që të dergjen kazamatave, dhe ky me bandën e tij të shkojnë në Dubai dhe të lahen nëpër pishina me djersen e taksapaguesve. Personalisht jam i burgosur politik dhe i autorizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së luftës, dua të them e di se çka është hapsi dhe kur të zënë bishtin me derë. A është thënë se kjo Gjykatë është bërë me ndihmën e Serbisë fashiste dhe me shpifje? Atëherë shtrohet pyetje pse ju qenë, langonj e zagar lehaqensh aprovuat këtë Gjykatë? Do thoshin s´kemi pasur qare. Në rregull, është e kuptueshme se kur thotë Amerika merre çdo gjë fund. Po, përse ti pis i pisave kërcënoje ata rrugaçët e meslishtit me atë kopilin e Titos, spiunin, hajnin,tradhtarin që shante shqiptarët në çdo tre rreshta dhe bënte hyzmetin e Serbisë, që quhet Isa Mustafa? A e dini se ky kopili i rrahmanzinjve, Isa Mustafa, ky derri plak e kishte tërë gjoksin deri në kërthize me "znacka" me merita për Serbinë fashiste? Flisni qelbësira! A dini se kurrë hallall nuk do t´ia bëjë gjaku i derdhur lumë i luftëtarëve dhe ju kërkonit nëpër shtëpi publike... Dhe, ju dëshironi tani të bëheni qesharak dhe t´iu pështyn çdo njeri në surrat dhe do të pyeste njeriu: ku ishit ju more që nuk e ngritët zërin kundër kësaj gjykate që në mënyrë raciste i ndjek vetëm shqiptarët, dhe nuk e kam fjalën për ata shpirtshitur dhe për ata që të fusin sakicë e hanxhar prapa kurrizit. Çka do mbroni UÇK-në , po ku ka forcë që mundë te njollos ushtrinë që i priu komandanti legjendar Adem Shaban Jashari! UÇK-ja është epokë, shqiptarët në historinë e saj nga 1100 luftëra njohin vetëm katër epoka: Epoka e Gjergj Kastriotit, Epoka Lidhjes Shqiptare, Epoka e Shpalljes se pavarësisë së shtetit shqiptar dhe Epoka e UÇK-së, dhe këtë epokë nuk ka forcë në tokë e në qiell që ta njollos, por prapa saj janë ata kryebanditët që vodhën popullin dhe që tradhtuan komandantin legjendar Adem Shaban Jasharin,familjen e tij dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

Ç´janë këto marrëzira dhe që keni me u bë horë,rezil dhe gaz i botës kur edhe një fëmijë qurravec e kupton këtë hile sepse shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe shumë logjike? -Mirë; po e zëmë luftove për këtë truall me dyfek krahut ose me ndihma!? Po, a i more diçka këtij trualli? Dhe,ç´thuash? Po, u bëra super milionerë dhe sigurova pasuri për 20-30 breza!-Po, ata luftëtarë jo më pak se 50 që bënë vetëvrasje, ç´thoni ju qelbësira? Pra, këtu nuk është fjala që duhet të mbrohet UÇK-ja, por këtu ka hile kryebanditësh e krye vagabondësh që kanë ashikni me serbianët! A me besoni se po të ishte për të mbrojtur vlerat e UÇK-së do të ngrihej jo vetëm Kosova, por do të trazohej bota dhe do të dridheshin themel e kancelarive,nuk do të shikoni banda politike po do të organizoheshin demonstrata gjithë popullore pa dallim bande,krahine apo religjioni. Në fund të fundit, si mund të njolloset UÇK-ja kur ata do njollosnin veten, e kam fjalën për aleatët dhe miqtë e shqiptareve që nga Amerika, që më së shumti ka financuar luftën tonë. Lëreni këto mashtrime dhe mos e bëni xhyveq Kosovën dhe nga mendja juaj e sëmurë mendoni se do bënte diçka ky Kuvend kukull i derrit plak Isa Mustafës,kopilit të Titos dhe Hashimi i Haxhi Brojës, që jua mbërtheu shokëve..Ju kujtohet shumë mirë kur thosha qindra herë dale-dale se toka nuk sillet vetëm rreth jush! Ku është spiuni i UDB-së me librezë zyrtare, këlyshi dhe langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu? Ka futur bishtin ndër vegë ky langua dhe kam informacione se do ikë nga Kosova. Ku do vete ti spiuni serb Baton Haxhiu? Kudo që të shkoni do ju ndjek dora e mallkimit dhe e zotit se shumë zullum,hajni e tradhti i keni bërë këti vendi. Do e paguani sepse në fund të fundit,kështu është i shkruar fati i këtij soji. Nga anët e mia, në Zhur të krahinës së Lumes thuhet:"Mos ja bëjë gropën dikujt, se vetë bie në të".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".