Gjykata e Klanit PRONTO shpallë aktgjykim qesharak për anëtarët e klanit që e kontrollon gjykatën

Gjykata e Klanit PRONTO shpallë aktgjykim qesharak për anëtarët e klanit që e kontrollon gjykatën
Gjykata e Klanit PRONTO shpallë aktgjykim qesharak për anëtarët e klanit që e kontrollon gjykatën

Faik Krasniqi

  • 07 July 2020 - 12:09

Shkruan: Faik Krasniqi

“Gjykatësit s'mund t'i dënojnë shefat prej të cilëve janë emëruar. Kjo ka qenë e ditur. Drejtësia tek ne është selektive. Dikush nëse ka vjedhur diçka në ndonjë vlerë të vogël, dënohet edhe me burg. Por jo edhe politikanët dhe vartësit e tyre që shtetit i shkaktojnë humbje të milionave, ose më mirë të them përvetësim të parave dhe pronës publike. Në ditën kur Gjermania merr presidencën e Bashkimit Evropian, në Kosovë drejtësia merr vendim qesharak në lidhje me anëtarët e Klanit Pronto”.

-Drejtësia ne Kosove është e kapur nga politika. Respektivisht nga Klani Pronto. Emërimet e gjykatësve dhe prokuroreve janë bërë pikërisht nga ky klan. Nëse dikush ka pritur që anëtarët e Klanit Pronto do të dënohen me burg, është duke jetuar jashtë realitetit në Kosovë. Në ditën kur Kancelares Merkel i shkon letra e eurodeputeteve për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës gjatë presidencës së Gjermanisë. Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit, i jepet një arsyetim Bashkimit Evropian për të mos na i liberalizuar vizat, edhe pse padrejtësisht po na mbajnë të izoluar!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".