Këto parti politike e kanë kapur shtetin, ja pse frikësohen dhe nuk e bëjnë reformën zgjedhore

Këto parti politike e kanë kapur shtetin, ja pse frikësohen dhe nuk e bëjnë reformën zgjedhore
Këto parti politike e kanë kapur shtetin, ja pse frikësohen dhe nuk e bëjnë reformën zgjedhore

Blerim Burjani

  • 07 July 2020 - 16:29

Shkruan: Blerim Burjani

Reforma zgjedhore kuptohet që është shumë e nevojshme, ne duhet të bëjmë reformë sistemi dhe reformë teknike, të rregulloreve, ndryshimi i sistemit zgjedhor në gjysmë mazhoritar është i domosdoshëm për të funksionuar qeverisja me shtetin me më shumë pozitivitete. Me këtë sistem reduktohen partitë dhe fuqizohen vetëm ato që kanë elektorat më të madh. Për këtë arsye ky sistem proporcional kurrë nuk është ndryshuar për shkak se bien partitë me vota dhe shumica e tyre mbeten jashtë parlamentit.

-Gjasat janë kurrfarë që këto parti të ndryshojnë sistemin zgjedhor apo të bëjnë një reformë teknike. Këtu është problemi pse deri më tash askush nuk ka marr guxim as të rritë pragun zgjedhor e as të ndryshoj sistemin dhe ka mbetur kështu si është, madje ka pas mendime regresive që edhe pragu të ulet në 2 apo 0%, që nënkupton shkatërrimin total të një qeverisje efektive, ku hyjnë plot parti dhe ngritët pazari për themelim të qeverisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".