Qeveria Hoti në dialog me Serbinë vetëm me mbështetje ndërkombëtare dhe koordinim me PDK-në

Qeveria Hoti në dialog me Serbinë vetëm me mbështetje ndërkombëtare dhe koordinim me PDK-në
Qeveria Hoti në dialog me Serbinë vetëm me mbështetje ndërkombëtare dhe koordinim me PDK-në

Nexhat Haziri

  • 07 July 2020 - 19:49

 Shkruan: Nexhat Haziri

 “Ajo që në njëfarë forme po e vonon këtë ekip është konsultat e qeverisë Hoti me partitë politike, duke përfshirë edhe PDK-në në opozitë, pasi LVV-ja si partia më e madhe opozitare tashmë ka refuzuar çfarëdo bisede me qeverinë sa i përket procesit të dialogut. Unë besoj në qeverinë Hoti, e cila ka një mbështetje të fuqishme edhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos nga SHBA-t por edhe partnerët tanë evropian, e cila është e aftë për ta ndërtuar një konsenzues të brendshëm politik, dhe e përgatitur për tu ballafaquar me Serbinë në procesin e dialogut, kurdo që do të fillojë”.

-Nuk shohë krizë te qeveria Hoti që si pasojë do të ishte zvarritja e formimit të ekipit për dialog me Serbinë dhe emërimin e koordinatorit për bisedime, një propozim I ardhur nga qeveria Hoti. Besoj se Kosova do të jetë e përgatitur për këtë fazë finale të dialogut me Serbinë, pasi ka një qeveri të përgjegjshme, bashkëpunuese dhe jo arrogante që janë premisat kryesor për të arritur një konsenzues politike me të gjitha partitë parlamentare, përjashto këtu LVV-në, gjë që nuk e ka arritur asnjë qeveri deri më tani”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".