Kuvendi i Kosovës të mos heshtë, pas deklaratë se ish-zyrtarit Amerikan Jon Bollton për planin e ndarjes Hashim Thaçi të ftohet për përgjegjësi në interpelancë

Kuvendi i Kosovës të mos heshtë, pas deklaratë se ish-zyrtarit Amerikan Jon Bollton për planin e ndarjes Hashim Thaçi të ftohet për përgjegjësi në interpelancë
Kuvendi i Kosovës të mos heshtë, pas deklaratë se ish-zyrtarit Amerikan Jon Bollton për planin e ndarjes Hashim Thaçi të ftohet për përgjegjësi në interpelancë

Ardit Gervalla

  • 08 July 2020 - 07:05

Shkruan: Ardit Gervalla

”Presidenti ynë, pas deklaratë se ish-zyrtarit Amerikan ka përgjegjësi ndaj vendit dhe qytetarëve. Në vendet normale duhet të thirret në interpelancë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe t’i kërkohet llogari dhe përgjegjësi lidhur për këtë çështje. Nuk është aspak më e parëndësishme së sa integriteti territorial dhe sovraniteti i shtetit tonë. Prandaj, nuk kemi të bëjmë më afera korruptive 1 milionëshe dhe tender, por më shtetësinë dhe kufijtë e Kosovës”.

Këto ditë kemi dëgjuar deklaratën e Ish-Këshilltarit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton, i cili vuri në pah gjithë maskaradën dhe komplotin ndaj integritetit territorial të Republikës së Kosovës nga Presidenti Thaçi. Planet dhe politikat e tilla që shtyhen nga qarqet e caktuara, në këtë rast nga institucioni më i lartë i shtetit e që është Presidenca, janë plane kamikazi, janë plane që Kosovën mund ta vënë para aktit të kryer dhe se kthimi mbrapa nga çdo hap i bërë Kosovës mund t’i kushtoj me dëme të pariparueshëm. Në një shtet ku demokracia nuk është praktike ajo është vetëm formale. Ku projektet e tilla i shtyn para një individ aty nuk ka vend për siguri kombëtare dhe as për qetësi publike. Prandaj, qytetarët e Kosovës më shumë emocion e kanë përcjell dhe po e përcjellin çdo deklaratë dhe çdo prononcim lidhur me çështjen me Serbinë. Kjo si pasojë se qytetari i Kosovës nuk ju beson individëve në krye të shtetit dhe institucioneve të vendit, që shtyjnë para projekte të tilla pa kurrfarë transparence ndaj opinionit publik. Çështja me Serbinë nuk është temë që duhet të trajtohet personalisht dhe individualisht nga individi apo vetëm një institucion në Kosovë, kjo temë kërkon unifikim të spektrit politik dhe strategji të mirë përgatitur nga organet më të larta të shtetit. Kosova historikisht e ka vajtuar tjetërsimin e territorit, ajo se çfarë po tentohet të bëhet është vazhdimësi e politikës vjetërsuese ndaj Kosovës e që daton me shekuj të tërë nga ana e Serbisë. Apetitet e Serbisë nuk mund t’i ndalim duke ja treguar “kaqikun” por duke ja treguar vendin në tavolinë, para Amerikës dhe para faktorit ndërkombëtar. Nga pozicioni që do të duhej të kërkonim nga Serbia, politika jonë e dobët na ka kthyer në pozicioni që prapë duhet të japim. Kjo është e pafalshme dhe se Kosovës do t’i kushtoj falë diplomacisë së dobët dhe politikanëve tanë të paditur dhe të papërgjegjshëm që kemi pasur në krye të vendit dhe vazhdojmë t’i kemi. Presidenti Thaçi është demaskuar, tani duhet edhe të zhvishet nga kompetenca”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".