Qeveria e LDK-s i frikësohet Gjykatës Speciale, e donë edhe PDK-në në zgjerim të koalicionit

Qeveria e LDK-s i frikësohet Gjykatës Speciale, e donë edhe PDK-në në zgjerim të koalicionit
Qeveria e LDK-s i frikësohet Gjykatës Speciale, e donë edhe PDK-në në zgjerim të koalicionit

Ragip Guraziu

  • 08 July 2020 - 11:25

Shkruan: Ragip Guraziu

“Tani me një seriozitet, kështu na lë të kuptojmë, e ka paralajmëruar seriozisht Isa Mustafa zgjerimin e koalicionit Qeverisës me AAK dhe Nisma edhe me PDK-në, për tu ballafaquar me procesin sfidues të fillimit te operimit të Gjykatës Speciale, deri sa këtë mundësi e ka shprehur në një postim në llogarinë tij personale në Facebook ku shprehë shqetësimin e tij për situatën e cila gjendet para Kosovës me ngritjen e aktakuzave nga Gjykata Speciale. Tani është bindur, ku thotë se situata në vendin tonë është tjetër nga ajo që ishte para datës 24 qershor, kur Dhomat e Veçanta në Hagë lëshuan një lajmërim të pashembullt se kanë propozuar aktakuzë kundër z. Thaçi, President i Kosovës dhe z. Veseli, Kryetar i PDK-së”.

-Specialja e ka detyruar të reagojë edh Isa Mustafa. '' Kur humbin dhentë(delet"), vijnë mentë, kur vijnë mentë,humbin (dhentë), thotë populli. ''Themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK-së, politikën vizionare të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së si dhe me intervenimin e NATO-s për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga zhbërja dhe deportimi’, ka thënë Isa Mustafa. Kështu e shpërfaqë reagim i Mustafës, pa fuqinë e Qeverisë së LDK-së me partnerët që ta menaxhojnë suksesshëm këtë proces me ngritjen e aktakuzave dhe dorëzimin e të akuzuarave në Speciale.Tani jemi futur në një gjendje me shumë të panjohura, që nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë por të të gjitha institucioneve të vendit. Para së gjithash, ardhmërinë e shtetit të Kosovës. Krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit sikurse edhe dhunime dhe gjenocid në Kosovë kanë kryer forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Për fat të keq, paralajmërimi i Prokurorisë së Dhomave të Veçanta të Gjykatës Speciale flet për një betejë të gjatë të Kosovës me Serbinë, jo vetëm për tu gjykuar individë por për tu mbrojtur e vërteta historike. Në këtë betejë duhet të jemi bashkë, të gjithë ne në Kosovë. Themelet e pavarësisë së Kosovës janë vënë me luftën e UÇK-së, politikën vizionare të Ibrahim Rugovës dhe LDK-së si dhe me intervenimin e NATO-s për ta mbrojtur popullin e Kosovës nga zhbërja dhe deportimi’, ka thënë Isa Mustafa. Këtu po shihet ashiqare se po e shpërfaqë ki reagim i Mustafës, pa fuqinë e Qeverisë së LDK-së me partnerët që ta menaxhojnë suksesshëm këtë proces me ngritjen e aktakuzave dhe dorëzimin e të akuzuarave në Speciale. De kështu tani me një seriozitet, na lë të kuptojmë, e ka paralajmëruar edhe zgjerimin e koalicionit Qeverisës me AAK dhe Nisma edhe me PDK-në, për tu ballafaquar me procesin sfidues të fillimit te operimit të Gjykatës Speciale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".