Po zbehet seriozisht imazhi i Kosovës me Kuvendin arenë e përplasjeve dhe fyerjeve të ulëta politike

Po zbehet seriozisht imazhi i Kosovës me Kuvendin arenë e përplasjeve dhe fyerjeve të ulëta politike
Po zbehet seriozisht imazhi i Kosovës me Kuvendin arenë e përplasjeve dhe fyerjeve të ulëta politike

Blerim Burjani

  • 08 July 2020 - 19:28

Shkruan: Blerim Burjani

 “Është koha që të ndryshohet kjo skenë politike me votën e qytetarit të mashtruar por tani më shumë se kurrë të vetëdijesuar. Nuk ka më se si qytetari për të besuar në këta njerëz që e kanë sjellë shtetin deri këtu. Qytetari duhet të ndryshojë qeverisjen dhe të distancohet këto parti që e përbëjnë këtë kuvend, sepse Kosova ka 76 parti politike andaj duhet vet qytetari ta gjejë alternativën e vetë”.

-Kaherë është parë dhe tani më po vërtetohet e po konstatohet se Kuvendi i Kosovës është institucioni më jo efikas në shtet, në mungesë të dijes së deputetëve dhe nga mungesa e iniciativave për të marrë mbi vete ky institucion. Ky institucion në tre mandatet e fundit është shndërruar në vend të zënkave, të përplasjeve ndërmjet individëve më shumë se sa të debateve të mirëfillta programore dhe të ideve ndërmjet partive politike. Deputetët janë thjesht jo produktiv dhe shumica nuk kanë ndonjë sukses në fushën nga janë ardhur. Është fatkeqësi të dëgjohen zënkat në mes partive ose ndërmjet individëve të caktuar. Është absurd që të shpenzohet kohë dhe para për të mbajtur deputetë koti, nuk ka seriozitet kaherë në këtë institucion. Deputetet dhe Kuvendi duhet të debatojnë në temat në interes të vendit, të qytetarëve, për nxitjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik apo për reforma sociale. Ata nuk i kanë në interes temat e tilla por përplasjet për interesat personale prandaj dëshpërimi qytetar është në rritje. Nuk ka debate profesionale, nuk ka debate për tema të caktuara të interesit publik e shtetëror.

Imazhi i Kosovës ka ardhur deri këtu, duke u kërcënuar demokracia, liritë dhe drejtat e qytetarëve, liria shprehjes, duke krijuar jo perspektiven për një mirëqenie ekonomike. Institucionet publike sikur janë shndërruar në prona private të partive politike, duke emëruar dajë e kunata, e njerëz partiak nëpër borde profesionale, duke degraduar dhe ndal zhvillimin e ndërmarrjeve publike në vend, që ato të gjitha të privatizohen përveç disa aseteve nacionale.

Pastaj degradimi profesional i UP, profesorë të PDK sa të duash në secilin hapë me diploma të ndryshme dhe thirrje akademike.

Në anën tjetër duke bllokuar foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke bërë peticione post-mortum, duke gënjyer për çdo ditë qytetarin se ai është mirë, duke quar degradimin e shëndetit publik, ky qytetar i plaçkitet nga institucione të ndryshme shëndetësore private dhe publike ku korrupsioni ka përfshi secilën pjesë te jetës së qytetarit. Gjuha e këtyre njerëzve të para politikës ka avancuar në kërcënime. Luftë e ashpër për pushtet me çdo kusht se po shkon koha kot në opozitë. Të padurueshëm janë bërë të gjithë po duket se janë quar peshë siç thonë në gjuhen popullore, me u que peshë s’ka medikamente për shërim.
Shtetet e regjionit nuk merren me Kosovën përveç Serbisë e cila gabimisht merret me Kosovën dhe dëmton veten mjaftë në bashkësinë ndërkombëtare, Maqedoni dhe Mali i Zi as që iu intereson se çka ndodh në afërsi të tyre. Është e pa besueshme por vërtetë, është vështirë me gjet diçka të hajrit që po ndodhë në shtetin për -plotë probleme jetësore, me pasurim të pa bazë të njerëzve të politikës që deri dje nuk kishin as shkollë as kurrgjë e tash të gjitha, ku njeri prej analfabetit konvertohet në ministër, në diplomat. E kështu Kosova është duke u bërë shteti më i madh i mundësive dhe çudirave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".