Gjykata Speciale e konfirmon aktakuzën kundër Hashim Thaçit, ulësen e presidentit e merr Vjosa Osmani për ta quar vendin në zgjedhje të reja

Gjykata Speciale e konfirmon aktakuzën kundër Hashim Thaçit, ulësen e presidentit e merr Vjosa Osmani për ta quar vendin në zgjedhje të reja
Gjykata Speciale e konfirmon aktakuzën kundër Hashim Thaçit, ulësen e presidentit e merr Vjosa Osmani për ta quar vendin në zgjedhje të reja

Hajrullah Tërnava

  • 09 korrik 2020 - 06:57

Shkruan: Hajrullah Tërnava

 “Qeveria Hoti është në një krizë dhe e pa përgatitur për tu ballafaquar me këtë proces të dialogut, prandaj edhe po e zvarrite kompletimin e ekipit për fillimin e dialogut, pavarësisht se nuk kundërshtohet si proces karshi presionit të vazhdueshëm, edhe pas zbardhjes se aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi. Veç mos të harron Qeveria Hoti, se konfirmimi i aktakuzës nga ana e Gjykatës Speciale duket që si shpejtë do të ndodhë dhe Hashim Thaçi do të detyrohet ta lërë pozitën e Presidentit. Pavarësisht llogarive të tyre, duhet ti kenë parasysh se kemi pasur raste edhe në të kaluarën kur Presidenti ka dhënë dorëheqje dhe rolin e Presidentit e ka ushtruar Kryeparlamentari, ashtu sikur e parasheh Kushtetuta e Kosovës, dhe Kryeparlamentarja Vjosa Osmani do ta ketë për detyrë që ta ushtron detyrën edhe të Presidentit të Kosovës, dhe në afat 6 mujor ti caktoj zgjedhjet. Partia që i fiton ato zgjedhje e formon Qeverinë në ardhje, dhe tani ajo Qeveri do të përkujdeset edhe për ekipin e Dialogut me Serbinë, sepse mënyra dhe forma se si është krijua kjo qeveri e tanishme, nuk e ka legalitetin për bisedime aq të rëndësishme me Serbinë”.

Vetë mënyra e formimit të kësaj Qeverie Hoti, me aq parti në numër të madhe e krijuar, sidomos kur në ekip e kanë edhe Listën serbe, e që në përgjithësi i patën vetëm 61 deputet, është e nënkuptueshme se kjo Qeveri gjithnjë do të ketë zvarritje, besa edhe probleme në qeverisjen e vendit. fakti më i freskët është që deputeti i pakicave z. Arifi, i dënuar me mbi një vjet burg, kur iu bë i plotfuqishëm vendimi, shkoj në mbajtje të burgut dhe tani më nuk i kane 61 por vetëm 60 deputet. Prandaj mbrapa kësaj Qeverie Hoti, qëndron si ideator i sajë Hashim Thaçi dhe loja e PDK-së, kurse për të mbetur në opozitë e ka qëllimin e tërheqjes së sajë për një kohë të konsiderueshme, sa të harrohen të këqijat e saja që ia ka bërë vendit deri në zgjedhjet e reja mbas një kohe sikur ata e llogarisnin, që kjo qeveri do ta kryej mandatin e saj hiq më pake se tri vite, e ndoshta edhe më gjatë, dhe PDK e kishte një plan të stabilizimit të saj, mbasi këtë qeveri e ka krijuar Thaçi me të dëgjueshmit-poltronat e tij, por ata nuk e ditshin se do të ndodhë ngritja e aktakuzës ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe kryetarit të tyre Kadri Veselit. Ndodhën këto aktakuza dhe gjithçka u ndryshua. Tani kjo qeveri në pushtet gjendet në gjendje kaotike, e shqetësuar për gjithçka. Por hiq më pak edhe për pandeminë që e ka përfshirë Kosovën me një tempo edhe më te madhe, e që po rrezikohet që të infektohen numër i madh i njerëzve, gjë që po kemi edhe numër të rritur të vdekjeve nga ky korona virus, e sidomos të infektuarve. Jo rastësisht edhe shtete tjera të zhvilluara Kosovën po e fusin në listat e zeza, ndër vendet më të infektuara dhe prandaj nuk po i hapin kufijtë me të, dhe shumë mërgimtarë që me padurim e presin të vijnë në Kosove, sivjet nuk do t’iu realizohet ajo ëndërr, e qa Kosova do t’ia sheh sherrin sepse mos ardhja e diasporës në vendin e tyre është një humbje e madhe për Kosovën dhe stabilitetin ekonomiko financiar të sajë. Si detyrë të parë Qeveria Hoti e kishte ta formoj ekipin për Dialog me Serbinë dhe emërimin e Koordinatorit për bisedime. Deri me tani ende nuk është bërë asgjë sepse duke e parë gjendjen e krijuar në shumë aspekte, tani kjo qeveri po e vëren se nuk i kanë numrat e dëshiruar në këtë Qeveri, sepse vetë fakti po e dëshmon se për bisedime që do të jenë të rënda dhe vendimtare, pa një përforcim edhe me të tjerë, vetëm me këta qeveritarë që në numër janë vetëm 60 deputet, është numër i vogël, prandaj po përflitet ditë e për ditë se në këtë qeveri duhet të kyçet edhe PDK. Prandaj dhe në mbledhjen e fundit është marr vendim për emërimin e Koordinatorit Shtetëror për Dialog me Serbinë i cili do t‘i përgjigjet direkt kryeministrit Avdullah Hotit, edhe që emërimi i tij nuk ka ndodhur ende. Nga kabineti i Kryeministrit Hoti kanë thënë se nuk ka ndonjë afat kohor për emërimin e Kordinatorit Shtetëror për Dialogun me Serbinë, ndonëse ky emërim nuk do te vonohet. Elektorati duhet të vendosë në zgjedhjet e ardhshme, si sovran që është, se kujt do të ia jep votën për ta qeverisur Kosovën”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".