LDK-ja i frikësohet dialogut me përgjegjësi për Kryeministrin, e donë Presidentin për t’ia mbajtur bajrakun

LDK-ja i frikësohet dialogut me përgjegjësi për Kryeministrin, e donë Presidentin për t’ia mbajtur bajrakun
LDK-ja i frikësohet dialogut me përgjegjësi për Kryeministrin, e donë Presidentin për t’ia mbajtur bajrakun

Blerim Burjani

  • 09 korrik 2020 - 07:05

Shkruan: Blerim Burjani

Nt. “Thjeshtë, LDK nuk e do bajrakun në këtë temë, më mirë të jetë dikush tjetër për ta ruajt edhe partinë edhe fuqinë elektorale, ose për ta rritë, ndryshe po u bë një zgjidhje e dëmshme për Kosovën, frikën e ka se do të apostrofohet për dështim e për grathëti, pra ka shumë arsye pse LDK nuk e do bajrakun në dialog, por ka vetëm deklarim formal dhe verbal. Pra nuk ka fuqi ndikimi as në kuvend që të imponoj apo të aprovojë një marrëveshje të tillë. Pak mërziten për Hashimin si LDK por me shumë brengosen për veten e tyre se çfarë do të ndodhë me ta në këtë dialog, andaj Isa kërkon negociata me të gjithë për të bërë një fuqi dhe konsensus ku në secilën situatë nuk e lë atë si LDK përgjegjëse dhe fajtore për dështim në dialog apo ndonjë zgjidhje të pa pranueshme për shtetin”.

LDK nuk ka guximin për zgjidhje apo për një dialog të rëndë dhe me rezultat pozitiv, frika e dështimit të pranoj ndonjë solucion me një marrëveshje përfundimtare, pra nuk ka kapacitete guximi për të dalë se është arrit ndonjë marrëveshje. Sa i përket presidentit mundë të ndryshohet Kushtetua dhe presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë, për të ju shmang zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Mundë të ketë një konsesus për këtë temë në mes partive në Kosovë. Kjo besoj se është e mundur. Ose LDK të ketë postin e presidentit ose AAK. Pra nuk ka variante të tjera”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".