Zotimet e partive politike për interesin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarit, manipulime të pista për përfitime elektorale

Zotimet e partive politike për interesin e shtetit dhe  mirëqenien e qytetarit, manipulime të pista për përfitime elektorale
Zotimet e partive politike për interesin e shtetit dhe  mirëqenien e qytetarit, manipulime të pista për përfitime elektorale

Ali Hertica

  • 09 korrik 2020 - 07:08

Shkruan: Ali Hertica

Nt. “Derisa PDK-ja u angazhuar që të ja siguron LDK-së votat për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Kurti, e ka për borxh që të siguron vota dhe mbështes koalicioni LAN edhe për kalimin e buxhetit në Kuvend, në rishikimin që ja ka bërë Qeveria, duke ja përshtatur situatës së krizës pandemie dhe ekonomike. Për borxh e ka mbështetjen e votimit të këtij buxheti edhe LVV sepse baza e hartimit të ligjit të buxhetit vjen nga Qeveria Kurti. Plotësim ndryshimi i të njëjtit është në interesin e përgjithshëm të qytetarëve pa dallim në përkatësi politike por këtë nuk duan ta kuptojnë tani opozitarët e bashkuar për interesa të ngushta politike. Kjo sjellje cinike dhe e papërgjegjshme, dëshmon edhe njëherë se cila është arsyeja e vërtetë që populli po kërkon ndryshime. Populli ka të drejtë dhe duhet të vepron akoma më fuqishëm për të ndëshkuar të pa përgjegjshmit, partitë politike që nuk përfaqësojnë interesin madhor qytetar por interesat klanore. Pra koha po troket në derë”.

 Në shtetin e ri të Kosovës, në institucionin që përfaqëson votën e dhe zërin e qytetarëve në Kuvend, po ndodhin skena dhe veprime nga ato më të pa besuarat dhe më të pa pritshmet. Një nga ato është edhe debati shterp dhe mos votimi i Plotësim ndryshimit të Ligjit për buxhetin e vitit në vazhdim që u refuzua dhe u bllokua nga grupet parlamentare të opozitës, sepse rregulli e do ashtu që të sigurohen 2/3 e votave të Kuvendit. Në një rast të tillë, para qytetarit kanë rënë në provim, në një situatë tepër të ndjeshme dhe kritike të dy subjektet politike tash për tash opozitare, pra PDK dhe LVV. Bllokimi i plotësim ndryshimit të Ligjit për buxhetin, pra rishikimi i tij në këtë 6 mujor, nuk është interes politik i pozitës por është interes strategjik për zhvillimin e vendit në këtë kohë të krizës globale të imponuar edhe nga pandemia e koronavirusit. Mirëpo në shoqërinë tonë, asgjë s'ka mbetur pa u sprovuar dhe pa u dëshmuar realiteti i asaj që fshihet prapa zotimeve dhe premtimeve të mëdha politike që bëhen në emër të qytetarit. Zotimet e partive politike që janë përfaqësuar në Kuvend, se do të angazhohen për interesin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarit po dalin manipulime të pastra politike për përfitime puro elektorale. Këtë më së miri po e dëshmon sjellja e tyre e pa përgjegjshme në Kuvendin e Kosovës me rastin e mos ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, si infuzion për buxhetin e varfër të Kosovës, së bashku me ligjin për rishikimin e buxhetit për 6 mujorin e dytë. Ky buxhet nuk është vetëm i pozitës, është kuleta e shtetit për mbijetesë dhe zhvillim, për sigurimin e mirëqenies së qytetarëve pa dallim politik dhe etnik, përgjegjësia për zvarritje dhe dështim ju takon të gjitha partive politike, e në këtë rast, para provimit të madh është opozita. Kosovës i duhet me urgjencë një tjetër fytyrë e rë politike, një frymë reformatore e cila ambiciet nuk shikon nga personal por nga interesat nacionale të shtetit. Me këtë kastë politike të pa përgjegjshme nuk mundë të ecim përpara. Po e them këtë me bindje të plotë sepse përderisa politika shihet si mundësi e arritjes së qëllimeve individuale e jo veprim për ofrim të shërbimeve ndaj votuesit, kot mund të shpresohet e të pritet për ndryshime politike sociale e nacionale”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".