Kuvendi i Kosovës duhet ta merr nën mbikëqyrje të plotë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kuvendi i Kosovës duhet ta merr nën mbikëqyrje të plotë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Gani Qarri

  • 09 July 2020 - 12:18

Shkruan: Gani Qarri

 “Nën këto kushte kaq të paqarta, pikësëpari do duhej medoemos të shpallej një pauzë e përkohshme e zhvillimit të mëtejmë të bisedimeve, dhe të formohej një komision i pavarur juridiko-parlamentar i Kuvendit të Kosovës, për sqarimin e plotë të të gjitha prapaskenave të cilat në këto momente vendimtare,po tentohet të luhen në kurriz të Kosovës, sepse edhe perspektiva e ardhshme e vazhdimit të dialogut me Serbinë dhe arritjen eventuale të marrëveshjes, pas takimit të dështuar në Uashington, sidomos pas ngritjes së aktakuzave nga Prokuroria speciale me seli në Hagë kundër Hashim Thaçit dhe ish shefit të SHIK-ut, ish kryetar Kuvendi dhe kryetar aktual i PDK-së Kadri Veseli, duket shumë e errët".

Bërja publike parakohshëm e ngritjes së aktakuzave kundër Hashim Thaçit & CO për krime lufte madje edhe para se vet gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale t’i konfirmojë akuzat, dëshmon se Kosova ishte para rrezikut më të madh që ka mundur ti ndodhte ndonjëherë, që nga pas lufta e këndej, jo vetëm për ndarje e copëtim,por edhe për zhbërjen e saj të tërësishme si shtet dhe vërshimin e Serbisë me ushtri mbi trojet tona.

Madje sipas një shkrimi të së shtunës, në gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” qëllimi i emisarit gay të presidentit Trump, Richard Grenellit ishte që të ndërtonte një skenë me një dredhi të quajtur “samit paqësor” ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit, në Vashington, duke keqpërdorur takimin (nënshkrimet e tyre), si kamuflim i "garantimit të paqes" ndërmjet Kosovës e Serbisë, në mënyrë që të tërhiqen trupat amerikane nga Kosova para zgjedhjeve në SHBA, dhe kështu ti hapej rruga Serbisë për invadimin e Kosovës me ushtri.

Sipas “Süddeutsche Zeitung”, përveç asaj që qeveria e Trumpit do të pranonte shkëmbimet territoriale ndërmjet Kosovës e Serbisë, ajo pajtohet edhe me rritjen masive të ndikimit kinezo-rus në rajon, gjë që nga pretendimet territoriale që ka shteti serb ndaj Kosovës, me mbështetjen kineze dhe insistimin rus, pashmangshëm do të qonte në ri okupimin e shpejt të Kosovës nga Serbia.

Për aq më tepër, pas dështimit të takimit mes Kosovës dhe Serbisë në Vashington për shkak se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po ballafaqohet me një aktakuzë për krime lufte, do të zbehet shumë roli amerikan në këtë proces dhe pritet rikthimi i ndikimit më të fuqishëm evropian ,ndaj dhe duhet të formohet një delegacion i njëmendtë e gjithëpërfshirës kosovar, për quarjen me nder dhe përfunduar me sukses bisedimet deri në fund.

Kjo edhe për faktin se sidomos nisma e trishtë e Trumpit për lëvizjen e trupave të ushtrisë amerikane në trajektoren Gjermani, Poloni, Kosovë veçanërisht me paralajmërimin për zhvendosjen e një pjese të këtyre trupave nga Gjermania në Poloni dhe kërcënimin e paradokohshëm të tërheqjes së ushtarëve amerikan nga Kosova, do të përbënte rrezik për tërë rajonin, në muajt e fundit të qeverisjes së z.Trump, dhe zhdukte të gjitha përpjekjet shumëvjeçare të BE-së për integrim dhe paqësimin rajonit të Ballkanit perëndimor.

Kështu që sidomos pas informatave më të reja lidhur me prapaskenat e trishta të Grenellit, me të drejtë pritet të zbehet roli amerikan në këtë proces madje, siç shprehet në një intervistë Volfgang Petritsch, ish-i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Kosovën në periudhën e viteve 1998-99, dhe shefi negociator i BE-së në bisedimet paqësore të Kosovës në Rambuje dhe Paris, iniciativa amerikane për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, mund të konsiderohet e vdekur, pas akuzimit të Hashim Thaçit për krime lufte dhe zhvillimeve më të reja politike në Kosovë.

Për aq më keq, pa marrë parasysh se a do të zëvendësohet takimi i 27 qershorit me një takim të ri apo jo, kohëve të fundit, fatkeqësisht kemi serish lëvizje konkrete të Rusisë për tu faktorizuar, madje presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, këto ditë zhvilloi një bisedë edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron ku kanë folur për një numër të madh problemesh në Ballkan, përfshirë këtu edhe çështjen e Kosovës,duke treguar përsëri interesimin e hapur të Rusisë, për tu involvuar në procesin e bisedimeve dhe zhvillimet në rajon”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".