Kosova është bërë mbretëri e korrupsionit, agjensionet dhe strategjitë kundër korrupsionit ndërtohen koti

Kosova është bërë mbretëri e korrupsionit, agjensionet dhe strategjitë kundër korrupsionit ndërtohen koti
Kosova është bërë mbretëri e korrupsionit, agjensionet dhe strategjitë kundër korrupsionit ndërtohen koti

Faik Krasniqi

  • 09 July 2020 - 16:05

Shkruan: Faik Krasniqi

“Askush nuk e lufton vetveten. LDK gati në çdo qeveri ka qenë në bashkëqeverisje. Ka hisen e saj në gjitha krimet ekonomike që kanë ndodhur. Këto të ashtuquajtura strategji të luftës Kundër Korrupsion janë tallje me inteligjencën e njerëzve te shëndoshë mendërisht dhe intelektualist ne Kosove”.

Analisti politik Faik Krasniqi, e ka vlerësuar qasje të kotë fillimin e punësisë Qeverisë së re të Kosovës për ta hartuar një strategji të re kundër Korrupsionit. Sipas Krasniqit, të korruptuarit që janë vendosur në institucione, nuk e luftojnë Korrupsionin dhe nuk e zbatojnë ligjin.

“Në Kosovën e pasluftës janë krijuar me dhjetëra agjensione për luftimin e korrupsionit. Janë krijuar mu nga ata që e kanë mbjellë korrupsionin dhe janë mbretërit e korrupsionit. Është hipokrizi të mendohet se njerëzit e korruptuar do ta luftojnë korrupsionin. I bie që ata ta luftojnë vetveten. Të luftosh korrupsionin me AAK-në dhe Nismen, me armatën e zv-ministrave tregon që qeveria Hoti është qeveri zhvatëse”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".