Qeveria Hoti e kundërligjshme, mund të shembet si një lodër prej letre

Qeveria Hoti e kundërligjshme, mund të shembet si një lodër prej letre
Qeveria Hoti e kundërligjshme, mund të shembet si një lodër prej letre

Riza Smaka

  • 09 July 2020 - 19:08

Shkruan: Riza Smaka

 ”Tani më kur disa deputet janë të infektuar dhe për atë shkak të izoluar, pra edhe të pezulluar nga procesi funksional i Kuvendit, manifestohet delikatesa e kësaj Qeverie. Edhe kjo indicie argumenton pikëpamjen se Qeveria e tillë nuk do të mundë të funksionojë normalisht dhe zgjidhja e vetme mbetet shpërndarja a e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas Kushtetutës, Qeveria duhet të formohet sipas Ligjit për Qeverinë. Jo vetëm kjo Qeveri, deri tani, sikundër edhe herët më parë është e formuar dhe organizuar sipas aktit nënligjor të pa mbështetje ligjore. Nuk mundë të ketë akt nënligjor pa bazë në aktin ligjor përkatës”.

Qeveria aktuale e Republikës së Kosovës, është formuar në rrethana problematike, pa subjektin politik fitimtar të zgjedhjeve të përgjithshme madje në saje të dy votave të kontestuara si dhe me kapacitet relativ të deputetëve. Si Qeveri e tillë është apriori e lëndueshme, delikate dhe lehtësisht e sfiduar referuar qëndrueshmërisë së saj. Ndryshe akti nënligjor pa bazë ligjore apriori është jo ligjor,i pa vlerë legale. Së andejmi as Qeveria aktuale e vendit tonë ,thënë më së buti,nuk është e formuar as e organizuar juridikisht qëndrueshëm”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".