Gjykata Speciale projekt kundër 140 spiunëve serb që vepruan brenda strukturës së UÇK-së

Gjykata Speciale projekt kundër 140 spiunëve serb që vepruan brenda strukturës së UÇK-së
Gjykata Speciale projekt kundër 140 spiunëve serb që vepruan brenda strukturës së UÇK-së

Xhevat Meha

  • 10 July 2020 - 07:04

Shkruan: Xhevat Meha

“Krijimi i Prokurorisë së Kosovës me seli në Hagë dhe krijimi i Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë është e arritura më e madhe e përpjekjeve për krijimin e shtetit të pa varur të Kosovës pas shporrjes nga Kosova të administrimit dhe të forcave të sigurisë së Serbisë. Pse kjo? Në qershor të vitit 1999 u arrit që të largohen nga Kosova administrimi serb dhe forcat e saj të sigurisë, mirëpo rrjeti i strukturave të fshehta serbe mbeti i paprekur. Jo më larg se në vitin 2003 këto struktura kanë arritur të futen në kreun e lëvizjes separatiste siç e quajnë ata. Në vitin 2008-2009 përderisa ne ishim të dehur nga vezullimi i shpalljes së pavarësisë, këto struktura pushtuan krejt lirshëm çdo pore të institucioneve të Kosovës dhe me këtë çdo pore të jetës në Kosovë. Këtë pushtim e kanë arritur më së shumti, gjithsesi jo vetëm, përmes rrjetit të strukturave te organizatës legale/ilegale SHIK. Prokuroria dhe Gjykata e Kosovës me seli në Hagë do të sjellin para drejtësisë veprimet që strukturat e fshehta serbe kanë kryer gjatë luftës dhe pak kohë pas luftës”.

-Emërtimi Dhomat e Specializuara të Gjykatës Supreme të Kosovës nuk po e shpreh kuptimin që ka në atë mënyrë që të jetë lehtë e kuptueshme për qytetarët e zakonshëm. Kuptimi i thjeshtë është se këto Dhoma të Specializuara janë Prokurori e Kosovës me seli në Hagë dhe Gjykatë e Kosovës me seli në Hagë. Nuk ka kurrfarë specializimi, veçse kanë mandat të veçantë dhe specifik. Përgjegjësia kryesore për krijimin e Prokurorisë së Kosovës me seli në Hagë dhe Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë janë strukturat e fshehta serbe që kanë vepruar brenda UÇK-së.

Duhet përkujtuar se vetëm brenda strukturave të UÇK-së kanë vepruar 140 spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë. Këta nuk kanë qenë thjeshtë informator po agjentë të stërvitur për të kryer veprimet dhe për të mos u zbuluar. Këto struktura kanë kryer veprimet sipas komandimit nga qendra për të kryer krime nga individ brenda UÇK-së, për të grumbulluar dëshmitë dhe për t'i dërguar në qendër në Beograd. Kjo është bërë për të gjykuar UÇK-në nga një gjykatë ndërkombëtare si organizatë kriminale, terroriste, gjenocidale. Ky është një fillim i mirë por edhe i mbarë, për faktin se ka sjell në ballafaqim vetë krerët e UÇK-së. Fakti se këta krerë të UÇK-së janë edhe bashkë ndërtuesit kryesor të “drzhavës” së Kosovës, në vend të ndërtimit të shtetit të Kosovës është dëshmi se të njëjtit krerë kanë qenë edhe krerë të strukturave të fshehta serbe gjatë luftës së UCK-së. Disa mendojnë se me gjykimin e krerëve të UÇK-së dëmtohen vlerat e UÇK-së dhe vlerat e luftës së UÇK-së. Aspak e vërtetë kjo, janë tërësisht të mashtruar. Strukturat e e fshehta serbe me veprimin e tyre krejt të lirshëm, në mesin e shumë veprimeve që kanë kryer pas luftës, kanë krijuar bindjen se ballafaqimi i individëve me të bërat e pretenduara gjatë luftës dëmton UÇK-në dhe vlerat e saj. Kjo është ngritur si gardh për t'i ruajt si të pa prekshëm individët kryesor bartës të ndërtimit të “drzhavës” së Kosovës. Pikërisht ballafaqimi i krerëve të UÇK-së si individ që është duke u kryer nga Prokuroria dhe Gjykata e Kosovës me seli në Hagë është rruga më e mirë për të pastruar UÇK-në dhe luftën e saj. Në secilën luftë, edhe në luftërat e ushtrive më të organizuara, ka individ që shkelin rregullat e luftës. Vetëm individët që do të vërtetohet se kanë kryer veprime kriminale gjatë luftës janë të pa pastër, të gjithë të tjerët kanë luftuar shumë pastër. Të pa pastërtitë janë pak, mundë të jenë dhjetëra nga rreth 15,000 luftëtar që besohet që i ka pasur UÇK. Pas gjykimit eventual nga Gjykata e Kosovës me seli në Hagë të gjithë luftëtarët që nuk dënohen do të janë krenar me luftën që kanë bërë, nuk do të bartin kurrfarë etiketimesh, nuk do të mund t'i njollosë kush. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".