Amerikani Jon Bollton e zbuloi lakuriq planin e hartuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës

Amerikani Jon Bollton e zbuloi lakuriq planin e hartuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës
Amerikani Jon Bollton e zbuloi lakuriq planin e hartuar nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq për ndarjen e Kosovës

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 10 July 2020 - 07:08

Shkruan: Reshat Badallaj

“Në të gjitha shkrimet ndër vite që beja unë, shpesh herë e kam ripërsëritur:kush i beson se ky me ata qelbësirat dhe langonjtë që lehin për një kockë se ne do e marrim Medvegjen, Bujanocin dhe Preshevën dhe nuk do të japim asnjë milimetër Serbisë!? A beson dikush edhe sot këtë!? Po, kush nuk do të dëshironte këtë? Mendonit ju se Serbia do na bëjë neve për hair!? Mosni, ore qyq! Mendoni esëll njëherë e përgjithmonë. Lidhur me këtë, e dëgjova një mistrec kalavesh, më duket se po e quakan Genc Caka, më duket kështu e kishte llagapin dhe tha:"...më kanë garantuar mua se nuk ka pasur muhabet për ndryshim kufijsh..." Eh, dreqi i vogël, lehu me një zë si zog këlyshi! Tani foli dhe i dha vulë Amerika dhe atë e bëri z. John Bolton, ish-këshilltari për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së bardhë. Bolton e ka thënë qartë e troç se shkëmbimi territorial nuk ishte ide e tija por e liderëve të Kosovës dhe Serbisë”.

Më në fund foli dhe i dha vulë Amerika, dhe atë ish-këshilltari i Presidentit Amerikan, z. John Bolton, për pazaret e matrapazëve të majave të shtetit që punonin prapa kurrizit të popullit për interesa të tyre personale. Në Kosovë, kanë lehur krye lehaqentë e majave të larta të shtetit se as që bëhet fjalë për këtë pazar. Nejse, mua kurrë nuk më ka mbetur hatri në djalin e Haxhi Brojës Hashimi, që gjithmonë mashtroi, rrejti dhe kurrë nuk e tregoi të vërtetën, kurrë nuk i ra sakica me një vend. A e dini se përse nuk më mbeti hatri? Nuk e dini, ndoshta. Jua tregoj unë. Psiqikisht nuk është në terezi dhe herët i kam këshilluar që të shkoj të bëjë një kontrollim të fiqirit se nuk është në terezi, bile unë do i´a heqja shpenzimet. Këtë do bëjë për të mirën e Kosovës dhe familjes së tij. Ndoshta psikologët do të urdhëronin që të lidhet për krevati? Ndoshta po them se nuk dua të përzihem në punët e atyre mjekëve që merren me fiqirin. Hashimi, eh, Hashimi! Përse more qyq e bëre këtë pazar në dëm të Kosovës dhe pa fije turpi gënjeje në pikë të ditës? Mua jo kurrë? Përse e them mua jo? Sepse urdhëroni e lexoni se sa vite kam shkruar publikisht se këtu ka pazare të pista, hajni, tradhti dhe Hashimi, luante.. Jo, ndryshim, po korrigjim! Jo korrigjim, por ndryshim dhe dum babën...! Ah, edepsëz je bërë koqe kandari! Nuk ke lënë vend pa u takuar me gjakësorët dhe pushkagjinjët serbo-çetnik nëpër hotelet me luksoze te botës, bashkë me Vuçken, Daçen, Baton, Kristen. Sallamadi dhe dyzen ahengu keni bërë me para të popullit e haram e paçi për jetë të jetëve!

Ta zëmë, Hashimi i Brojës kishte një arsyetim që tallej me popullin, sepse kishte dy arsye të shëndosha që nuk e luan as topi i allamanit; E para, për të shpëtuar bishtin nga Gjykata Speciale, sepse i kishte premtuar langoi i Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiu; duke mos menduar aspak ky torongop i Drenicës se Baton Haxhiu, zagari i gjakut të Drazhes, hante me dy lugë dhe e dyta, Hashimi dhe banda e tij paguheshin shumë rëndë,pra janë banda e peshave të rënda. Po, ata këlyshët e tij që i kishte rrotull dhe dilnin në "SYRET" me të jo vetëm që i besonin, por edhe duartrokisnin dhe bënin be e rrufe për të! “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderët e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë Bolton. Tashti ju qelbësira aq jeni verbuar dhe dehur pas kockave që i´a hedhin këta tregtar tokash, këta matrapaz, këta krye hajna dhe këta mashtrues... sa që mundë të merrni guximin dhe ja nuk e merrni seriozisht, ose nuk do i besoni as sigurimit kombëtar të Amerikës!Ju, mundë të bëni edhe këtë. Helbete se ka njerëz që deri sa nuk i marrin ilaçet ja fusin prapa e mbarë. Po i morët ilaçet do të mendoni ndryshe, pra, ndërroni udhë, kthehuni në udhën e kombit dhe të Zotit, se ky soj janë në udhën e shkoftëlargut e mos qofshin”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".