Qeveria Hoti vazhdimësi e kapjes së shteti nga krimi e korrupsioni me Qeverinë e PAN-it

Qeveria Hoti vazhdimësi e kapjes së shteti nga krimi e korrupsioni me Qeverinë e PAN-it
Qeveria Hoti vazhdimësi e kapjes së shteti nga krimi e korrupsioni me Qeverinë e PAN-it

Muhamet Kelmendi

  • 10 July 2020 - 07:10

Shkruan: Muhamet Kelmendi

”Me këtë po tregohet se njerëzit e PAN-it, ata të vendosur nëpër pushtet, nuk do të preken. Atyre do të ju shtohen të tjerët dhe kështu do të vazhdon. Shpenzimet do të rriten. Harxhimet në emër të punës do të shkojnë lartë e më lartë dhe puna nëpër dikasteret e Qeverise nuk do të zgjidhet. Do të vazhdon avazi i vjetër me muzikën e Hitit-Mustafes-Thaçi. Kjo muzikë do të jetë shumë e shtrenjtë dhe tepër jo produktive. Nëse shikojmë ministrat dhe zëvendësministrat nëpër ministri dele se kudo janë njerëzit e pa përgatitur, njerëzit e klikave dhe te militantizmit të udhëheqësve të partive. Ata janë vendosur në bazë të kritereve jo profesionale. Madje ka të tillë që nuk kanë fare dijeni për punën që janë vendosur. Kudo sundon klika. Prandaj kjo qeveri është qeveri e dështimit dhe e mashtrimeve, e vjedhjes dhe e korrupsionit, si dhe e krimeve. Vjedhjet do të rriten. Korrupsioni do të vazhdon dhe krimi gjithashtu. Këtej nuk ka perspektivë.”

-Kjo Qeveri është e vendosur mbi bazën e interesave të ndryshme dhe si e tille nuk ka mundësi dhe nuk ecë në drejtim të zgjidhjes së problemeve. Qeveria Hoti është dhe do të mbetet një qeveri e klikave dhe e grupeve ekzistuese. Vetë fakti se ka numër të madh të ministrave dhe të zëvendës ministrave tregon se është përdorur si vend për punësim të militantëve dhe të klikave të vendosura. Kjo do të vazhdon edhe në strukturat dhe objektet tjera. Nëpër organizatat publike, nëpër borde, kudo në prokurori dhe në gjykata, në administratë etj., do të vazhdon punësimi i njerëzve të partive dhe të klikave.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".