Gjykata Kushtetuese e kapur nga Hashim Thaçi zvarrit gjykimin e rasti të deputetit Etem Arifi

Gjykata Kushtetuese e kapur nga Hashim Thaçi zvarrit gjykimin e rasti të deputetit Etem Arifi
Gjykata Kushtetuese e kapur nga Hashim Thaçi zvarrit gjykimin e rasti të deputetit Etem Arifi

Faik Krasniqi

  • 10 korrik 2020 - 11:50

Shkruan: Faik Krasniqi

”Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur rreth votës së deputetit të dënuar për korrupsion. Këtu shihet qartë qe kjo Gjykatë është e kapur nga presidenti dhe ata që shtetin e kanë kapur për fyti. Brenda ditësh është dashur ta marrin vendimin që një deputet i dënuar nuk ka të drejtë votimi, që nënkupton që vendi shkon në zgjedhje. Ajo ndodhë vetëm nëse presidentit Thaçi i leverdis. Përndryshe duhet ta dimë se çfarë vendimi do të sjell Gjykata Kushtetuese”.

-Një deputet i dënuar as që do të duhej të ishte në seancë të Kuvendit, e lëre më të votojë për të përcaktuar qeverinë e re. Respektivisht të ardhmen time dhe qytetarëve të Kosovës për muajt ose disa vite deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Një i korruptuar, i dënuar për vjedhje të ketë në dorë fatin tim dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Kjo ndodhë veç në shtete si Kosova. Ka një muaj që është votuar qeveria me mandat të vjedhur, Qeveria Hoti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".