Koronavirusi i cili po e shkatërron njerzimin dhe shëndetin globalë të planetit!!!

Koronavirusi i cili po e shkatërron njerzimin dhe shëndetin globalë të planetit!!!
Koronavirusi i cili po e shkatërron njerzimin dhe shëndetin globalë të planetit!!!

Ismail Muçiqi

  • 10 July 2020 - 15:07

Nuk mbahet mendë që një epidemi e tillë ta godasë tërë planetin për mbrenda një kohet tejet të shkurtë dhe të marrë jetra njerzish të cilët përshkak të mungesës së vakcinës dhe historisë së sëmundjes po pësojnë përdit e më shumë.

Njerzimi nuk është në nivel të vetëdijes se qka po i kërrcnohet kudo në botë nuk ka shtet apo qytet që kjo pandemi nuk është përhapur apo depërtue në familjet dhe individet të cilët po përballën me sëmundje dhe me krizë ekonomike.

Shtimi i numrit i të prekurve nga ky virusë edhe nga vendet për rreth Kosovës edhe më shumë po e rrezikon popullsin dhe po shkakton frikë dhe shqetësim për të ardhmen. Është paradoks i madhë se si Organizatat Botërore të Shëndetësisë, e menaxhojë këtë mister u vërtetue se mekanizmat ndërkombëtarë në kuadër të Kombeve të Bashkuara ka kohë që kanë deshtuar rreth misionit qe e kryejn. Sot në tërë globin janë të infektuar 12 milion njerëz e ky numër përdit e më shumë po rritet.

Situata aspak nuk qendron mirë as në Republikën e Kosovës për qdo ditë po rritet numri i qytetarve të cilët janë prekur me Covid-19, Qeveria aktuale nuk dëshmoj se ka kapacitete profesionale në menaxhimin e kësaj krize.

Kjo e keqe e cila e ka kaplue botën dhe ka depërtue deri në kabinetet e qeverive dhe në zyrat e presidentve është fenomen seriozë i cili mundë të marrë shumë e shumë jeta njerzish.

Republika e Kosovës një shtet minorë, e pa zhvilluar me një ekonomi tejet të varfër, ka një Qeveri e cila mbijeton nga Lista Serbska e cila ka hy në kualicion me Lidhjën Demokratike të Isa Mustafës, Agim Velis, Haki Rugovës dhe Lutfi Haziri.

Zëvendës Kryeministri i kësaj Qeverie e cila u bë në mënyrën më konsperative dhe jo parimore Goran Rakiq si nënkryetar i Qeverisë së Kosovës, nuk i përfilli vendimet e Qeverisë për menaxhimin e gjendjes së pandemisë, për Komunat Veriore i cili shpalli gjendje emergjente në harmoni me vendimet që i mori Beogradi për komunat në Serbi.

Propozimi i Vjosa Osmanit e ka përjashtur nga Qeveria Goran Rakiqin i cili e ka quajtur Kosovën, "Kosovë dhe Metohi" dhe i cili ka deklarue botërishtë se Lista serbe i përgjigjet vetëm Beogrdit.

Pseudo patriotat e LDK-së të cilët vite me radhë gënjejnë duke u thirrur me kauzën e filozofisë së Ibrahim Rugovës me demogogjin e tyre e kanë zhvesh qdo vlerë të kësaj Lidhjes Demokratike e cila tani më shumë i përngjan Komitetit Krahinor se sa një partie me të cilën dikurë është quajtur "Lëvizje gjithëpopullore".

Aktakuza kundër Hashim Thaqit në Gjykatën e Hagës dhe zhvillimet që do të ndodhin kanë fillu të aktivizojnë grupet e PAN-it në krye me Isa Mustafën i cili i shkeli të gjitha kriteret dhe parimet e votuesve të 6 Tetorë.

Kalkulimet marroqe të cilat po i përdorin këto figura që 20 vite i kanë shkaktue dëme dhe gërrdi popullit, asesi nuk duhet të lejohet që këta të kthehen në skenën politike.

Qytetarët e Kosovës duhet të vedisohën njëherë e përgjithmonë se koha e matrapazëve, e mafiozve dhe atyre të cilët kanë krijue pasuri marramendëse po i merrë fundi, ligjet e natyrës janë Bibëla dhe Kurani dhe se Zoti duron duron më në fundë nuk e falë ndjersën e popullit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".