Deputetët nuk mund të bëhen hetues e prokuror, të ndalohen komisionet e kota hetimore parlamentare që po zhvatin buxhetin

Deputetët nuk mund të bëhen hetues e prokuror, të ndalohen komisionet e kota hetimore parlamentare që po zhvatin buxhetin
Deputetët nuk mund të bëhen hetues e prokuror, të ndalohen komisionet e kota hetimore parlamentare që po zhvatin buxhetin

Dardan Grapci

  • 10 July 2020 - 16:20

Shkruan: Dardan Grapci

 “Këto komisione, analizuar nga e kaluar e largët dhe e afërt, kanë qenë trupa të ndërtuara kot së koti që kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro për më mëditjet e deputetëve dhe asgjë nuk kanë zbuluar për ta quar një proces hetimor deri në fund dhe nxjerr aktorët përkatës para drejtësisë për skandalet e pretenduara. Këtë fat besoj që do ta ketë edhe Komisioni Hetimor për Menaxhimin e Pandemisë. Prandaj duke e ditur që kostoja e planit është 17 mijë euro deputetët në Kuvendin e Kosovës do të bëjnë çmos që eto para ti marrin për vete si shpenzime për mëditjet e tyre që do i rrisin trefish. Praktikat e tilla janë përpjekje për të imituar bërjen e gjyqit nga deputetët që nuk është në kompetencën e tyre. Kjo praktik duhet të ndërpritet në tërësi”.

-Deputet e Kuvendit te Kosovës, si pozita ashtu edhe opozita, në historikun e deritanishëm të funksionimit të Kuvendit të Kosovës, duke përjashtuar vetëm aktin e shpalljes së pavarësisë të sponsorizuar nga miqtë ndërkombëtar, asnjëherë nuk kanë punuar seriozisht për interesin e popullit, gjithmonë i kanë trashur xhepat e tyre me parat e popullit, sidomos këtë e kanë bërë me mjeshtri, përveç tjerash edhe duke formuar kinse Komisione Hetimore Parlamentare, sikur që vepruan së fundi për Komisionin hetimor rreth menaxhimit të Pandemisë. Nëse ka dyshime për abuzime ato le të dërgohen drejtpërdrejtë në prokurorinë përkatëse por jo të bëhet lojë hetimore nga Kuvendi, nëse dëshirojmë që vërtetë të kemi suksese në menaxhimin e Pandemisë dhe në shpenzimin racional të buxhetit të dedikuar për ta tejkaluar këtë situatë. Kësaj praktike hetimore i ka dalë boja për sa vite që ka funksionuar, prandaj Komisionet Parlamentare nuk kanë nevojë të bëhen Prokuror, sepse një ditë vetë do të detyrohen të dalin para Prokurorisë ku do të duhet të përgjigjen për dallaveret dhe planet e zhvatjes të parave publike”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".