Qeveria Hoti sfidohet me kërkesën për Vetting nga ndërkombëtarët, nuk ka shtet me krim dhe korrupsion

Qeveria Hoti sfidohet me kërkesën për Vetting nga ndërkombëtarët, nuk ka shtet me krim dhe korrupsion
Qeveria Hoti sfidohet me kërkesën për Vetting nga ndërkombëtarët, nuk ka shtet me krim dhe korrupsion

Blerim Burjani

  • 10 July 2020 - 19:04

Shkruan: Blerim Burjani

”Kjo Qeveri së paku le ta dorëzon ligjin për Vettingu në Kuvend, ta ketë Kuvendi në dispozicion për ta shqyrtuar dhe proceduar në kohën e duhur, dhe kjo do t’i kishte bërë nderë më së shumti kësaj Qeverie dhe këtij shteti. Vettingu është përmendur nga kryeparlametari qysh në mandatin e kaluar, është përmendur dhe përdorë si mjet fushate edhe nga LDK dhe VV në zgjedhjet e Tetorit të vitit të kaluar, është futur si çështje me prioritet edhe nga Qeveria dhe Ministria i Drejtësisë, por nuk dihet sa ekziston vullneti për finalizim dhe zbatim të tij, dhe tash varet edhe nga mekanizmat se si do të autorizohen për zbatim, kush do të jetë përgjegjës për zbatim, nëse kjo qeveri e formuar rishtas nga LDK me partnerët e rinj e vazhdon të njëjtin prioritet që ishte vendosur në fillim të këtij viti Qeveria Kurti”.

Për plot 12 vjet pas pavarësisë së shtetit të Kosovës, sfida kryesore ë instalimit të shtetit të së drejtës mbetet adresimi i luftës kundër dukurive negative, krimit dhe korrupsionit. Këtë sfidë të pa adresuar dhe shumë serioze, e ka trashëguar edhe Qeveria e kryeministrit të posa zgjedhur Abdullah Hoti të cilit më urimet për zgjedhjen në këtë pozitë, i kanë ardhur edhe kërkesat për ta trajtuar me prioritet sundimin e ligjit dhe bërjen e ligjit Vetting. Një mesazh i tillë i është dërguar së fundi kryeministrit Hoti edhe presidenti i Partive Popullore Evropiane Donal Tusk, anëtare e të cilave është tani me të drejta të plota edhe LDK-ja parti nga e cila vjen kryeministri Hoti.Vettingu mbetet formula e vetme e pastrimit dhe fuqizimit të shtyllës kryesore të shtetit- sundimit të ligjit.

“Pa Vetting nuk ka gjyqësi të pavarur. Siç dihet shumë gjyqtarë po vlerësohen tani se si janë bërë edhe biznesmen në saj të një anarkie të madhe dhe të pasjes së gjyqësisë së kapur. E njëjtë është gjendja edhe në prokuroi dhe polici. Është koha e ecjes përpara me ligjin Vetting. Kjo Qeveri së paku le ta dorëzon ligjin për Vetting në Kuvend, ta ketë Kuvendi në dispozicion për ta shqyrtuar dhe proceduar në kohën e duhur, dhe kjo do t’i kishte bërë nderë më së shumti kësaj Qeverie dhe këtij shteti. Vettingu është përmendur nga kryeparlametari qysh në mandatin e kaluar, është përmendur dhe përdorë si mjet fushate edhe nga LDK dhe VV në zgjedhjet e Tetorit të vitit të kaluar, është futur si çështje me prioritet edhe nga Qeveria dhe Ministria i Drejtësisë, por nuk dihet sa ekziston vullneti për finalizim dhe zbatim të tij,dhe tash varet edhe nga mekanizmat se si do të autorizohen për zbatim, kush do të jetë përgjegjës për zbatim, nëse kjo qeveri e formuar rishtas nga LDK me partnerët e rinj e vazhdon të njëjtin prioritet që ishte vendosur në fillim të këtij viti Qeveria Kurti. Duhet thënë në këtë drejtim se edhe KPK dhe KGJK duhet të jenë bashkëpunuese me organet e rendit për të përmbushin obligimet ligjore. Sidoqoftë, kjo temë e gjyqtarëve dhe prokurorëve duhet të bëhet dhe verifikohet pasuria e tyre për mënyrën se si është fituar, duhet të hetohen dhe verifikohen kontratat e dyfishta, si dhe lidhjet eventuale me partitë politike, zgjidhja e rasteve, arsyeja e neglizhimit të rasteve të cilat kanë mbetur në sirtarë dhe nuk janë iniciuar. Gjendja është e atillë dhe duhet pra një hetim gjithëpërfshirës për të gjetur eventualisht shkaqet edhe të grumbullimit të lëndëve të pa kryera, e që janë të shumta që presin zgjidhje. Edhe kjo temë duhet të jetë e trajtuar në ligjin Vetting dhe jo vetëm çështja e pasurisë dhe lidhjet me politikën e inkriminuar. Ligji Vetting është kryefjala e fuqizimit të drejtësisë dhe shtetit të Kosovës prandaj do të ketë shumë punë për zbatuesit e ligjit, nëse politika tregon vullnet dhe miratohet ligji, sikur që është premtuar deklarativisht, është futur në programin qeverisës në fillim të këtij viti dhe po vazhdon të kërkohet pa pushuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga faktorët ndërkombëtar”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"