Pandemia nuk luftohet me burokraci ligjore administrative, me disiplinë dhe kapacitete profesionale

Pandemia nuk luftohet me burokraci ligjore administrative, me disiplinë dhe kapacitete profesionale
Pandemia nuk luftohet me burokraci ligjore administrative, me disiplinë dhe kapacitete profesionale

Blerim Burjani

  • 11 July 2020 - 08:57

Shkruan: Blerim Burjani

”Çdo tentim për të nxjerr vendime antikushtetuese do të jetë në kundërshtim me kushtetutën dhe konventën evropiane për të drejtat e njeriut. Çdo akt individual i qeverisë aktuale apo akt kolektive i kësaj qeverie është në kundërshtim me Deklaratën Universale për të drejtat e njeriut. Mirëpo fatkeqësia është që kjo Qeveri nuk po e gjen rrugën në oborrin e shtëpisë së vetë”.

-Nuk ka ligj kundër pandemive në botë, por ka ligj për rrethana të jashtëzakonshme, pra është një mungesë e kapaciteteve të njohurive, është e mjaftueshme të nxirret ligji për rrethana të jashtëzakonshme ku duhet patjetër të precizohet mënyra e hyrjes ne fuqi dhe zbatimi i këtij ligji. Çfarëdo përpjekje e kësaj Qeverie për të kufizuar lëvizjen e lirë të qytetarëve është anti kushtuese. Së pari duhet të nxirret ligji për gjendje të jashtëzakonshme, edhe po të nxirret një ligj i tillë nuk mundë të zgjas më shumë se tre muaj, edhe për këtë kohë duhet të ketë shumë arsye mbështetëse. Qytetarët janë ende larg vetëdijesimit për politikën në rastin kur po vijnë zgjedhjet dhe po e japin votën e tyre. Vota po i jepet gjithkujt qytetari po mbetet pastaj i askujt. Edhe Qeveria edhe Kuvendi jashtë përgjegjësive që duhet ti kenë për interesin qytetar.

Kuvendi me deputet të dobët, vetëm me debate politike, duke nxjerr shkak për tu grindur dy orë dhe për të mos bërë gjë tjetër, në vend që Kuvendi të flas për këtë situatë krize që e kemi në thellim e sipër, për punësimin e njerëzve për shkak të numrit të madhe të të pa punëve, për stimulimin e ekonomik të ndërmarrjeve dhe sigurimin shëndetësor sidomos në këtë kohë pandemie, ata humbin kohë prej mos dijes apo mos përgatitjes efikase. Humbin kohë për asgjë në vend që ta detyrojnë Qeverinë për të qenë në nivel të detyrës. Prandaj populli duhet të dijë e të mendoj akoma më thellë e më me kujdes në të ardhmen se për kë duhet të votoj”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".