Pa u larguar të inkriminuarit dhe të korruptuarit nga pushteti, nuk pastrohet imazhi i UÇK-së

Pa u larguar të inkriminuarit dhe të korruptuarit nga pushteti, nuk pastrohet imazhi i UÇK-së
Pa u larguar të inkriminuarit dhe të korruptuarit nga pushteti, nuk pastrohet imazhi i UÇK-së

Naim Miftari

  • 11 July 2020 - 09:21

Shkruan: Naim Miftari

”Këto etiketime kundër UÇK-së ju kanë konvenuar edhe ndërkombëtarëve edhe LDK-së edhe vetë Hashim Thaçit. Pse...çka ka pasur të bëjë UÇK-ja me civilët serb e rom... asgjë. Ne si kemi vra këta as gjatë luftës kur kanë punuar me serbin e jo më pas luftës . Pikërisht këta njerëz që se kanë lënë Kosovën me ecë përpara duke e vjedh e keqpërdorë pushtetin, sot bëhen patriotë me bateria kinse po e mbrojmë UÇK-në. Mua si epror, pjesëtar i UÇK nuk me duhet tani fare mbrojtja me ligj kur qe 20 vite rresht pikërisht këta njerëz në pushtet e kanë keqpërdorur luftën, këta profiter që sot janë bërë multi milionerë duke u thirrur kinse si themelues të UÇK-së, ose janë thirr që kanë qenë viktima të UCK-së, siç janë rastet e disave në LDK . Pa u larguar këta njerëz të korruptuar nga pushteti dhe nga politika UÇK gjithmonë do të jetë fajtor kujdestar për ti plotësuar egot e veta këta politikan të korruptuar deri në palcë”.

-Kjo çka u fol në parlament, kinse me mbrojt UÇK-në me rezoluta janë përralla, krejt kjo është sikur kur dhelprës ju ka kall bishti e ka piskat u kall krejt bota. Kush e ka ndaluar shtetin e Kosovës së pakut prej që jemi kinse shtet i pa varur me mbroj UÇK-në me ligj kush e ka ndalu Kosovën me i zbardh qindra mijëra krime që i ka bërë Serbia 15.000 vrasje, dhjetëra mijëra dhunime,116.000 shtëpi të rrafshuar me tokë, zhdukja dhe varrosja e kufomave të civilëve shqiptar, djegia e e tyre në Obiliq, Trepçë, Bor e Majdanpek që është Gjenocid. Kush e ka ndalu Kosovën me ndjek kush ka vra kundërshtar politik të Thaçit ,kush e ka ndalu Kosovën mej ndjek e me i dënua ata që disa raste kanë vra plaka 70 vjeçare serbe e rome, kurse të gjitha krimet ju kanë lanë në barrë UÇK-së. Dikur profiter të luftës e sot politikan multi milioner të korruptuar. Kur të largohen nga politika dhe nga pushteti, kur të dënohen këta kriminel shpëton Kosova, shpëton edhe UÇK-ja nga këta njerëz të poshtër. Krejt bota e dinë qartë se UÇK-ja ka bërë luftë të drejt dhe të pastër, duke qenë njëra ndër luftërat më të pastra në një luftë shumë të ndytë me një armik shumë të ndytë dhe mizor në historinë e luftërave në botë deri sot”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".