Nuk ka marrëveshje pajtimi dhe normalizimi me Serbinë pa adresimin e përgjegjësisë për krimet e luftës

Nuk ka marrëveshje pajtimi dhe normalizimi me Serbinë pa adresimin e përgjegjësisë për krimet e luftës
Nuk ka marrëveshje pajtimi dhe normalizimi me Serbinë pa adresimin e përgjegjësisë për krimet e luftës

Muhamet Kelmendi

  • 11 July 2020 - 17:12

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Bazë e marrëdhënie kudo është përgjegjësia penale dhe civile. Këto dy përgjegjësi i hapin rrugë për të ecur përpara. Këtë e mëson historia, e kaluara e luftërave të padrejta dhe e përgjegjësisë së pushtuesit ndaj kombit që ka qenë i robëruar. Pa këtë nuk ka paqe në këtë hapësirë ballkanike, sepse këtu po kalon gjenocidi pa u dënuar. E kjo tregon se krimineli dhe krimi mundë të vazhdojnë dhe prapë mos të ketë përgjegjësi. Kurrë nuk ka paqe pa e dënuar agresorin dhe kriminelin”.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe shtetit kriminal serb nuk mundë të marrin rrugë të drejtë pa e marr përgjegjësinë Beogradi për shumë dëme, për dhunë e terror të bërë mbi popullin shqiptar. Agresori dhe gjenociduesi kurrë nuk duhet të amnistohen sepse amnestimi iu shërben si mjet për të vazhduar kurdoherë dhunën. Kështu ka ndodhur me shtetin kriminal serb tash e më shumë se një shekull. Ka kaluar koha duke kryer dhunë dhe terror kohë pas kohe dhe kurrë Serbia nuk është përgjigjur. Takimi Hoti - Vuçiq është jo i pozicioneve të njëjta dhe këtej nuk ka mundësi të kemi ndonjë sukses në fushën politike, juridike, penale dhe në atë civile, ku hynë dëmshpërblimi dhe çështjet tjera. Në anën tjetër, Hoti nuk ka kompetenca për tu futur më thellë në dialog. Atë nuk e lejon Kushtetuta për të bërë marrëveshje të tjera, veç në kuadër të ndonjë çështje të udhëtimeve, të ndërtimit të ndonjë rruge a të karakterit ekonomik e tregtar. Asgjë më shumë, pra, në fushat e theksuara, nuk ka kompetenca. Ato i ka vetëm Kuvendi i Kosovës për të vendosur. Gjithashtu nuk është as takimi i niveleve të njëjta. Nuk mundet Hoti pa Presidentin të përfaqëson Kosovën. Kompetencat janë të tilla të ndërlidhura dhe të dytë shkojnë në Kuvend për vendim. Këtej priten vetëm takime formale, takime që duan të tregojnë se çështja Kosovë-Serbi po ecë, ndërsa ajo ka ngelur dhe kurrë nuk mundë të rregullohet pa e dënuar krimin, terrorin dhe gjenocidin serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".