Roli i diplomacisë gjermane i pazëvendësueshëm në dialog me Serbinë për ruajtjen të pa prekshme pavarësinë e Kosovës

Roli i diplomacisë gjermane i pazëvendësueshëm në dialog me Serbinë për ruajtjen të pa prekshme  pavarësinë e Kosovës
Roli i diplomacisë gjermane i pazëvendësueshëm në dialog me Serbinë për ruajtjen të pa prekshme  pavarësinë e Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 12 July 2020 - 08:13

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

“Pra, zinxhiri që dridhi themelet e Evropës është shkëputur, dhe besoj që kjo piramidë që fillon nga Beogradi, vazhdon me Prishtinën e shkon deri në Tiranë, për të vazhduar jashtë në Rusi, Kinë e disa qendra e individ në mbarë botën, do të shembet si rrjedhojë edhe situata e tërësishme në lidhje me dialogun do të ndryshoj. Kjo falë metodave super moderne demokratike të perëndimit të cilat u përdorën në momentet e fundit para se diçka e keqe të ndodhte. Roli i Gjermanisë në këtë proces, e posaçërisht në shembjen e kësaj piramide, ka qenë i pazëvendësueshëm dhe esencial, ndërsa unë e shoh edhe në të ardhmen Gjermaninë si një motor i cili do e drejton lokomotivën e trenit në binarët e duhur dhe do e shpëtoj pavarësinë e Kosovës”.

Dialogu Kosove Serbi është ende në një tunel të gjatë, dhe ende nuk po duket drita në fund të tunelit, por vetëm një shkëndijë që jep shpresë se do të ndalen çmenduritë e më hershme të bashkësisë ndërkombëtare dhe Thaçit. Video konferenca e së premtes , me qendër në Paris, ishte vazhdimësi e dialogut që mbeti gjysmë, dhe plotësim i rolit të Francës në këtë proces si një aktor shumë i rëndësishëm Evropian. Pra ajo që u la gjysmë në Berlin, para një viti u vazhdua në Paris, një gjë pozitive për mendimin tim. Ky takim virtual, ndryshon shume nga takimet tjera, sepse tani, nga kjo tryezë është larguar njëri nga arkitektët kryesore nga Kosova të planit për shkëmbimin e territoreve që për mua do të thoshte shkrirje e shtetit të Kosovës. I gjithë perëndimi po lufton për stabilitetin e vet po aq sa po ndihmojnë Kosovën në ruajtjen e shtetësisë së vetë. Dihen dallimet që ekzistojnë në mes vet aktorëve Evropian, përfshirë këtu edhe Francën, por ato janë dallime vetëm në nuance e jo dallime thelbësore në lidhje me atë se a është Kosova shtet apo jo. Franca, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, janë shtete që e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë, dhe në të njëjtën kohë mbrojnë fort vlerat themelore Evropiane, andaj, ne nuk guxojmë që të krijojmë armiq pa asnjë nevojë edhe aty ku nuk gjenden, sepse kjo qon ujë vetëm në mullirin e Serbisë e Rusisë. Franca është një mike e Kosovës, po aq sa është edhe Gjermania. Këndvështrimet në mes shteteve mundë të dallojnë për shumë arsye dhe kjo është shumë e natyrshme, por ne duhet ta kërkojmë balancimin e këtyre gjërave nëpërmes miqve dhe miqësisë me këto vende e jo duke u armiqësuar. I mençuri, edhe armikun e shndërron në mike, ndërsa budallai, mikun e shndërron në armik. Unë do të doja shumë që SHBA, Franca Gjermania, Britania e Madhe Italia, të ulen së bashku si gjithherë kur ka çështje fondamentale që kërcënojnë sigurinë globale, dhe të merren vesh për vijat e kuqe të dialogut, sepse përndryshe, nëse ja lejojnë Vuçiqit të kërkon kompensim/kompromis për gjenocidin ndaj Kosovës dhe pavarësinë e sajë, frikohem që çdo gjë do të dështoj. Në Beograd dhe konkretisht tek Vuqiqi, gjendet djalli, qendër e cila seriozisht po rrezikon një luftë ballkanike e botërore, andaj pa largimin e tij, nuk mundë të ketë zgjidhje për Kosovën. Edhe brenda Kosovës, garda e cila udhëhoqi deri më tani dialogun dhe solli shtetin tonë në prag të shkatërrimit, edhe me tutje është me ndikim, veç se tani ndikimi është indirekt nëpërmes qeverisë Hoti. Unë e vlerësoj deklarimin e Avdullah Hotit në samitin virtual të Parisit, por frikësohem keq se ajo ka qenë vetëm një maskë e tij për poenë politik të brendshëm, në mënyrë që ta forcon pozitën si kryeministër. Këtë e bazoj në strukturën dhe vartësinë e qeverisë Hoti. Pra, përveç që duhet të kemi kujdes me faktorin e jashtëm, ne si shtet, mbi të gjitha duhet të koncentrohemi në forcimin e faktorit të brendshëm, dhe vendosjen e njerëzve të pa shatazhueshëm dhe profesionist që din çka bëjnë dhe din çka flasin kur dialogojnë. Ruajtja e stabilitetit të brendshëm në këtë situatë tepër të komplikuar është primare, sepse armiqtë e shqiptarëve do të tentojnë të nxisin situata që mundë ti kushtojnë shtetit tonë. Djegiet e fundit të automjeteve të ish komandantëve, janë pikërisht në shërbim të destabilitetit të vendit, andaj shërbimet e sigurisë së vendit domosdoshmërish duhet të jenë vigjilent”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".