Kryeministrit Hoti i mungon guximi për veprim, e amniston zv. Kryeministrin Rakiq për sjelljet e tij pro-serbe kundër shtetit të Kosovës

Kryeministrit Hoti i mungon guximi për veprim, e amniston zv. Kryeministrin Rakiq për sjelljet e tij pro-serbe kundër shtetit të Kosovës
Kryeministrit Hoti i mungon guximi për veprim, e amniston zv. Kryeministrin Rakiq për sjelljet e tij pro-serbe kundër shtetit të Kosovës

Ali Hertica

  • 12 July 2020 - 11:27

Shkruan: Ali Hertica

“Edhe qytetari më i zakonshëm tani më e di fare mirë që Rakiq është kryetar i Listës Serbe dhe asnjë komunikatë, me qëndrimet politike, nuk lëshohet nga kjo parti pa pëlqimin e tij. Fundja, nuk është aspak sekret dhe e pa njohur për qytetarët e Kosovës, e aq më pak për njerëzit e politikes, pozitën dhe opozitën, se si Lista Serbe vazhdimisht ka dal dhe vazhdon të del haptas në mbështetje të Serbisë kundër Kosovës. Prandaj vetëm kërkohet guxim veprimi dhe të përjashtohet nga koalicioni qeverisës. Unë konsideroj se është shumë më dinjitoze për një lider politik shtetëror, për një burrështetas që ta mbrojë shtetin se sa të servilizohet dhe të mbyll sytë para atyre që përdhosin ligjet dhe kushtetutën, vetëm për ta ruajtur pushtetin”.

Është absurde të tolerohen sjellë antishtetërore dhe kundër kushtetuese të një subjekti politik në institucionet e Kosovës brenda kupolës së të cilave vepron dhe bënë politikë për interesin e qytetarëve të cilët i përfaqëson. Ky parim duhet të vlej edhe për partitë politike të shumicës shqiptare por edhe të komuniteteve etnike-minoriteteve. Në jemi dëshmitar që përveç Listës srpska, të gjitha subjektet tjera politike minoritare janë të integruara në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i njohin e respektojnë ato, por këtë nuk e bënë Lista srpska e telekomanduar nga qendra e sponsorizimit të saj në Beograd. Këtë fakt duhet ta pranon por jo edhe ta lejoj që të vazhdon pafundësisht Qeveria e Kosovës dhe ky koalicion Qeverisës. Nuk duhet të mbyllen sytë para injorimit të ligjit dhe kushtetutës së Kosovës nga një subjekt i tillë politik që është edhe pjesë e koalicionit Qeverisës. Kryeministrit i takon të vlerëson dhe të ndërmerr masa. Nëse e dëgjojmë se si e thitë kryeministri Avdullah Hoti, automatikisht të krijohet bindja se mos jem i gabuar, se mos në skenën politike në Kosovë ekzistuakan dhe vepruakan dy figura të ndryshme që mbajnë të njëjtin emër- Goran Rakiq: njëri që është zëvendës i tij, e tjetri një qytetar krejtësisht tjetër, kryetar i Listës Serbe që po flet e po vepron krejt ndryshe nga ajo që ja lejon ligji dhe kushtetuta e shtetit të Kosovës. Sipas kësaj logjike i bije që i pari po i respekton 100% Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kurse ai i dyti, ai rebeli dhe i pa dëgjueshmi, i “pa njohur” për Kryeministrin, po i respektuaka dhe zbatuaka ligjet, kushtetutën dhe urdhëratë e Serbisë!. Prandaj, ndaj këtij të parit kryeministri edhe po mund të marrka masa, nëse ai devijon nga ligji dhe Kushtetuta, ndërsa këtij të dytit s’paska ç’i bën- s’po mund ta kontrolluaka. Kjo është logjika se si mundë ta shpjegojmë mos reagimin e Qeverisë dhe të Kryeministrit ndaj sjelljeve desktuktive dhe kundër shtetësisë së Kosovës nga zv. Kryeministri Goran Rakiq. Por në fakt e vërteta dhe realiteti është krejt ndryshe. Goran Rakiq është vetëm një, zv. Kryeministër i Kosovës dhe kryetar i subjektit politik Lista srpska në emër të të cilit flet dhe mbron interesat e Serbisë në shtetin e Kosovës. Është po ai lider politik serb i cili haptas e promovon në Kosovë dhe e zbaton pikë për pikë politikën e shtetit kriminal serb. Kot po përpiqet kryeministri Hoti që ta amnistoj zv. Kryeministrin Goran Rakiq nga deklarimet publike në mbështetje të Vuçiqit “në betejën” e tij për ta luftuar sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, duke mohuar se ai ka bërë deklarata kundër shtetit të Kosovës dhe në mbështetje të politikës së Serbisë kundër Kosovës. Nuk besoj që ka në botën e civilizuar , në një shtet demokratik, praktikë e cila lejohej që brenda një koalicioni qeverisës të vepron një parti që i mbron politikat agresore të një shteti tjetër në raport me shtetin ku vepron dhe i cili e financon atë. Në frymën e ruajtjes së dinjitetit dhe të integritetit të shtetit, konsideroj se ishte një gabim i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët nuk u bashkuan për ta mbështetur nismën ndërmori kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani për miratimin e një rezolute në Kuvend me anë të së cilës do t’i kërkohej Qeverisë që të shkarkohet anëtarët e saj, dhe të gjithë anëtarët e ngjashëm apo përfaqësues politik të cilët shkelin ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën, të cilët i bashkëngjiten Vuçiqit në fushatën politike e diplomatike kundër Kosovës. Qasja nënshtruese ndaj atyre që punojnë kundër rendit kushtetues dhe sovranitetit të shtetit duhet të marrë fund por për këtë duhet të krijohet vetëdije e plotë politike dhe patriotike”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".