Bashkimi Evropian e izolon presidentin e Kosovës të zgjedhur pa legjitimitet qytetar dhe të dyshuar për kriminalitet

Bashkimi Evropian e izolon presidentin e Kosovës të zgjedhur pa legjitimitet qytetar dhe të dyshuar për kriminalitet
Bashkimi Evropian e izolon presidentin e Kosovës të zgjedhur pa legjitimitet qytetar dhe të dyshuar për kriminalitet

Arsim Haziri

  • 12 July 2020 - 16:36

Shkruan: Arsim Haziri

“Fakti që Gjykata Speciale, është votuar brenda institucionit më të lartë, ajo duhet në përpikëri edhe të respektohet, pavarësisht disa figurave që iu është ngritur aktakuzë.Edhe tanimë, madje edhe sipas deklaratave të nënkuptuara, presidenti Thaçi nuk po shihet relevant për procesin dialogues. Përderisa Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi primesa demokratike dhe linja të rregullta liberale ku promovohet liria dhe bashkëpunimi ndërshtetëror, ajo heziton apo refuzon që në tavolina dialoguese të ketë eksponentë pa mbështetje elektorale dhe pa autoritet moral”.

- BE-ja, gjithnjë ka pretenduar që nivelin dialogues ta zhvilloj me liderë popullor, liderë ku mbështetja e tyre është në masë. Këto virtyte siç i mungon presidentit aktual njëherit është mungesë edhe e qeverisë ekzistente, e cila funksionon pa një stabilitet të brendshëm dhe është në varësi nga presidenti dhe formacioni politik serb, i dirigjuar nga Aleksandër Vuçiq. Kosova mjerisht dominohet nga një politikë antipopullore, dy institucionet, duke e përjashtuar parlamentin, zhvillojnë politike irracionale dhe përputhje me atë çfarë paraqet Bashkimi Evropian. Prandaj them qe zgjedhjet mund të shihet si zgjidhje për ngërçin universal, ngërç që po ndikon në rritjen e mos stabilitetit shtetëror".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".