Gjykata Speciale kundër UÇK-së turp i Kuvendit të Kosovës që harrohet as nuk falet

Gjykata Speciale kundër UÇK-së turp i Kuvendit të Kosovës që harrohet as nuk falet
Gjykata Speciale kundër UÇK-së turp i Kuvendit të Kosovës që harrohet as nuk falet

Muhamet Kelmendi

  • 13 July 2020 - 07:07

Shkruan: Muhamet Kelmendi

“Tash kjo Rezolutë nuk ka asnjë fuqi juridike. Ajo shërben kryesisht për ekzibicione politike të klikave që votuan dhe tash dalin në anën e patriotëve të Kosovës. Rezoluta është thjeshtë mashtrim. Vendimi i Kuvendit të Kosovës në vitin 2015 për Gjykatën Speciale është vendim racist. Tash po prezantohet ai vendim si formë e bashkëpunimit me faktorin ndërkombëtar”.

-Turpi më i madh i Kuvendit të Kosovës dhe të të gjithë deputetëve që votuan Gjykatën Speciale është mu vota për të. Por, në këtë vorbull përgjegjës kryesor është Qeveria e atëhershme e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi si kryeparlamentar që lejuan dhe votuan. Por, në kohën e votimit, hidheshin patriotët e ndryshëm për të votuar racizmin. E keqja më e madhe është pse në atë votim u përjashtuan kriminelët serbë. Ata që bënë dhunë dhe terror në vendin tonë dhe sot ka të tillë edhe në pushtet. Madje komunat serbe janë të mbushur me kriminel që vendin e kanë në burg. Po e them këtë sepse një vendim i Kuvendit për çdo krim kishte me qenë një satisfakcion për nënat tona që edhe sot vuajnë për vrasjet barbare që i bëri shteti serb në Kosovë. Duke e nxjerr një vendim të tillë edhe krimet serbe etj. natyrisht se kishte me qenë një armë se në BE dhe kudo ka ende drejtësi. Kështu duke i ndjekur vetëm shqiptarët, pa dënuar dhe ndjekur krimet serbe, madje shtetin serb, del sheshit racizmi nacional ndaj shqiptarëve. Ky vendim i përbashkët i faktorit ndërkombëtar me pushtetin në Kosovë është tepër i dëmshëm për raportet e shqiptarëve me faktorin vendosës. Kjo, për faktin se kështu po vazhdohet rruga e filluar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, e vazhduar në Konferencën e Ambasadorëve më 1913, në Konferencën e Paqes në Paris, si dhe tash. Tërë kjo rrugë antishqiptare me ndonjë pavarësi të kushtëzuar dhe qorre, me shumë padrejtësi dhe me copëtim të Kosovës nëpër enklava, është edhe një fakt tjetër me padrejtësitë e rënda ndaj kombit shqiptar. Kemi kështu një vazhdimësi dhe tash për fat të keq edhe me përkrahje dhe me vendim të organeve të Kosovës . Këtej nuk kemi kujt ti ankohemi. Jemi vetë ne shqiptarët fajtor dhe kështu nënshkrues të shumë vendimeve antishqiptare. Këtu nuk do fare koment”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".