Qeveria në koalicion me partnerët e PAN-it frikësohet nga drejtësia, nuk e bënë ligjin VETTING

Qeveria në koalicion me partnerët e PAN-it frikësohet nga drejtësia, nuk e bënë ligjin VETTING
Qeveria në koalicion me partnerët e PAN-it frikësohet nga drejtësia, nuk e bënë ligjin VETTING

Gani Qarri

  • 13 korrik 2020 - 07:11

Shkruan: Gani Qarri

 “Pavarësisht përpjekjeve, të mangëta, që janë bërë, pengesat permanente nga Klani PRONTO dhe mungesa e vazhdueshme e vullnetit të qëndrueshëm politik, gjithmonë kanë zhgënjye dhe rezultuar në vijimësi me dështim, duke mos lejuar asnjëherë deri më tani, shtyrjen përpara të Vettingut dhe plotësimin e kushteve dhe standardeve ndërkombëtare të drejtësisë nga Kosova. Madje edhe Ministria aktuale e Drejtësisë, vetëm falë presionit të opinionit publik dhe medieve po bënë sikur do ta mbaj në agjendë çuarjen e projektit për Ligjin Vetting në vend, të cilin në fakt, në program e kishte futur Qeveria Kurti, qysh në ditët e para të mandatit të vet, por që u zvarrit deri më tani për shkak të krizës dhe mocionit të mosbesimit për rrëzimin e saj në Kuvend”.

-Çështja më me përparësi në agjendën e kësaj dhe cilësdo qeverie tjetër, pas 21 vitesh mosveprimi, duhet të jetë përfundimisht Vettingu, i përfolur që disa kohë por i pa filluar dhe quar deri në fund asnjëherë, gjë që do të përbënte një dëshmi shumë të rëndësishme për seriozitetin dhe vendosmërinë e qeverisë, si dhe zhvillimin e institucioneve demokratike të vendit.

Kjo ka bërë që të intensifikohen trysnitë mbi institucionin përkatës, ndaj shpresojmë që vendimi i Ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi të mos jetë vetëm një farsë,i cili dosido ka mbajtur takimin e parë me grupin e ekspertëve për Vettingun, që e kishte iniciuar ministrja Albulena Haxhiu, dhe janë pajtuar që në këtë proces të angazhohen edhe ekspertët ligjor nga SHBA dhe BE.

Ndaj Vettingu do të jetë sfida dhe sprovimi më serioz me të cilin do të ballafaqohet dhe identifikohet ky mandat qeverisës i këtij koalicioni, ndonëse në përbërje të Kuvendit janë partitë politike të shumicës së PAN-it, të cilat duke pasur parasysh veprimet e tyre në të kaluarën,as tani nuk japin shumë shpresë për ekzistimin e vullnetit të tyre politik për jetësimin e Vettingut, vendosjen e rendit dhe ndërmarrjen e reformave serioze për sundimin e ligjit në vend”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".