Hashim Thaçi, ikë nga presidenca dhe kërkoj falje popullit

Hashim Thaçi, ikë nga presidenca dhe kërkoj falje popullit
Hashim Thaçi, ikë nga presidenca dhe kërkoj falje popullit

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 13 July 2020 - 11:30

Shkruan: Reshat Badallaj

“Askush nuk i gëzohet hapsit Hashimit të Borjes e as të Kadri Topuzit, sepse ata që i gëzohen po ashtu, është turp i llojit të vetë. Perse? Sepse Kosova ka për të pasur dëme të mëdha në botën e qytetëruar sepse nuk do të heshtë bota! Bota do e merr si një president i një vendi edhe pse këtë post e ka me pazare të pista me atë derrin plak dhe kopilin e TItos, Isa Mustafa. Pra, puna më e mençur dhe me vend do të ishte që Hashimi i Haxhi Brojes; pa menduar fare dhe atë as pesë minuta të jepte dorëheqjen,natyrisht të mos e kishte mendjen e sëmurë dhe të mos ishte lakmia për pushtet”.

-Lakmia për pushtet me të vërtete nuk paska kufi. Por, kjo nuk ndodhë te të gjithë njerëzit. Përse e them kështu? Në botën demokratike, njerëzit që kanë pak moral, pa një pa dy japin dorëheqjen dhe jo vetëm këtë, por i kërkojnë edhe falje popullit. Mjerisht kjo nuk ndodhë te soji i Hashimit të Haxhi Brojës dhe akoma turpi dhe naivitetit që nuk ka skaj, kur banda rrotull tij, fjalën e kam nga ata langonjtë që lehin për një kockë, e përdorin fjalën nuk u konfirmua aktakuza. Ju lutem, a ka më idiotizëm, idiotizëm më të madh, a ka budallallëqe që nuk e bëjnë as gomarët e Çupërisë? Ky soj banditësh mendojnë se prokurorët amerikan janë aq të zot dhe të ditur që kanë zë dhe emër në tërë botën e qytetëruar. Lexo shtypin gjerman dhe binduni. Por, ky soj banditësh që lehin për një asht mashtrohen duke menduar se kanë të bëjnë me ata qelbësira dhe mbeturina të prokurorëve të bandës dhe klanit "Pronto", që janë sahanlëpirës dhe puthadorësh. Mendojnë këta fëlliqësira se është pune "hajgare" kjo punë dhe shkojnë aq larg se i ka rëndë këtyre pisave të flasin se a është shkelje që e kanë dhënë para kohe dhe ku di unë se çfarë pisllëku hanë kjo bande dhe lehin kinse për të mbrojtur Hashimin. Turp dhe naivitet i llojit të vetë.

Pra, pasojat do të jenë të pa parashikueshme dhe kjo do ti bëhet bumerang sepse e solli vetë dhe jo vetëm kaq, por me hu i kërcënonte deputetët tradhtar dhe rrugaç e shkuar rrugaçëve që të votojnë për asgjë tjetër pos asaj që kishte trurin bosh se ky do të del i pa lagur dhe i besonte një këlyshi të UDB-së, zagarit të Jovica Stanishiqit, Baton Haxhiut! Pra, dorëheqja në vonim e Hashimit është e panevojshme dhe po të kishte pak tru dhe t´i dhimbset Kosova dhe qytetarët e saj, do të ikte dhe do t´i kërkonte falje popullit. Është për tu habitur sepse ky tru shpërlarë dhe ata këlyshët që i ka rrotull një gjë nuk po e shohin dhe nuk po e marrin seriozisht që bota dhe faktori ndërkombëtar në përgjithësi nuk merren më me të dhe askush nuk e konsideron për president shteti. A nuk është kjo mjaft për ata njerëzit normal që kanë dy gishta fytyrë. Këtë do ta bënë patjetër,por, pastaj populli do të tallet me të dhe do ta bëjnë lolo. Unë personalisht një gjë dua të them hapur. Nuk i gëzohem hapsit të tij për krime, se krime nuk ka bërë Kosova, krime ka bërë Serbia fashite, por unë do t´i gëzohesha po që se do ta burgosnin për hajni dhe nuk guxon këtu të përdoret fjala dyshohet për hajni,por është hajn i peshave të rënda me të gjithë ata krye vagabondët,krye banditet dhe krye hajnat e veshur në xhaketën e shtetit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".