Pa presion të ashpër ndërkombëtar nuk ka marrëveshje serioze dhe normalizim të raporteve me shtetin serb

Pa presion të ashpër ndërkombëtar nuk ka marrëveshje serioze dhe normalizim të raporteve me shtetin serb
Pa presion të ashpër ndërkombëtar nuk ka marrëveshje serioze dhe normalizim të raporteve me shtetin serb

Riza Smaka

  • 13 July 2020 - 16:06

Shkruan: Prof.Dr. Riza Smaka

“Relaksimi dhe liberalizimi i ndërsjellë me reciprocitet i raporteve ekonomike ndërmjet këtyre dy shteteve do të mundë të ishte një prelude solide për elaborimin serioz dhe promovimin e raporteve politike. Është fjala për një proces të ndërlikuar dhe kompleks i cili nuk do të mundë të zgjidhet shpejtë. Së pakut jo sikundër aludojnë dhe agjitojnë disa analist euforik. Një nga problemet me serioze referuar qëndrimi dhe pikëpamjes së Serbisë ,është shkalla drastike e indoktrinimit qindra vjeçar të opinionit publik serbian”.

- Konsideroj se është interesi i Kosovës dhe i Serbisë si dhe më gjerë, që relacionet Kosovare - Serbe të relaksohen e mundësisht të normalizohen. Së andejmi fillimisht mundë të pritet që ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht personave që do t'i përfaqësonin, pos që kërkohet të kenë legjitimitet , do të arrihen përparime evidente në sferën ekonomike . Relaksimi dhe liberalizimi i ndërsjellë me reciprocitet i raporteve ekonomike ndërmjet këtyre dy shteteve do të mundë të ishte një prelude solide për elaborimin serioz dhe promovimin e raporteve politike. Është fjala për një proces të ndërlikuar dhe kompleks i cili nuk do të mundë të zgjidhet shpejtë. Së pakut jo sikundër aludojnë dhe agjitojnë disa analist euforik. Një nga problemet me serioze referuar qëndrimi dhe pikëpamjes së Serbisë ,është shkalla drastike e indoktrinimit qindra vjeçar të opinionit publik serbian. Deindoktrinimi i opinionit serbian do të mundë të arrihej por gjatë një periudhe të gjatë dhe po të kishte gatishmëri politike e cila vështirë se do të jetë prezentë së pakut jo gjatë një periudhë të konsideruar. Vetëm presioni serioz i komunitetit ndërkombëtar mundë të ishte faktor që do të ndikonte në koncesione të kërkuara nga ana e palës serbe!"

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".