Zbulimi i të vërtetës për planin e ndarjes së Kosovës nga Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jon Bollton goditje kundër Hashim Thaçit

Zbulimi i të vërtetës për planin e ndarjes së Kosovës nga Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë Jon Bollton goditje kundër Hashim Thaçit

Gani Qarri

  • 14 July 2020 - 07:08

Shkruan: Gani Qarri

”Sqarimi parimor i z.J on Bolton se shkëmbimi i tokave,nuk kishte të bënte fare me te, por ishte kërkuar nga liderët e Kosovës dhe të Serbisë, është edhe një tjetër fakt më tepër për varrosjen përfundimtare politike të sharlatanit Hashim Thaçi, pa paragjykuar fare çështjen e aktakuzës së shpallur kundër tij nga ana e Speciales”.

Përkundër zellit të paskrupullt të Hashim Thaçit për shndërrimin me çdo kusht të negociatave ndërshtetërore Kosovë-Serbi në bisedime private me Aleksandër Vuçiqin, për ndarjen e Kosovës, herë duke e mohuar ekzistencën e kësaj ideje, e herë duke i fajësuar të tjerët deri tek z. Bolton si autor të saj, më në fund doli e vërteta në shesh, pasi që vet Jon Bolton, deklaroi publikisht se kjo ishte ide e prezantuar pikërisht nga “predsedniku” i Kosovës dhe ai i Serbisë. Pra ishte John Bolton, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, ai i cili e zbuloi sekretin e madh për aventurën e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, duke cekur me emra ideatorët e kësaj nisme të rrezikshme për Kosovën, kuislingun Hashim Thaçi dhe ish ministrin për informata në qeverinë gjenocidiale të Millosheviqit, në kohën kur u bën mijëra vrasje, djegie e kidnapime anë e mbanë Kosovës, Aleksandër Vuçiqin.

Zbulimi i këtij fakti makabër, është edhe një grusht tjetër i rëndë, nëse jo më i rëndi, kundër kuislingut Hashim Thaçi, pas bërjes publike të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale në Hagë,sidomos pas deklaratës së z. Bolton i cili e tha qartë dhe troç se shkëmbimi territorial nuk ishte ide e tij, siç u munduan t`ia veshin të tjerët përfshi edhe vet z. Grenell i cili pa fije turpi fajësoi rrejshëm Boltonin, por nismë makabre e liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".