Qeveria po dështon në menaxhimin e pandemisë, gjendja e jashtëzakonshme ndëshkim për qytetarët

Qeveria po dështon në menaxhimin e pandemisë, gjendja e jashtëzakonshme ndëshkim për qytetarët
Qeveria po dështon në menaxhimin e pandemisë, gjendja e jashtëzakonshme ndëshkim për qytetarët

Faik Krasniqi

  • 14 July 2020 - 07:13

Shkruan: Faik Krasniqi

”Refuzimi i ligjit anti-covid nga Qeveria, të propozuar nga kryeparlamentarja Osmani, është refuzim i inateve dhe revansh ndaj ish bashkë partiakes. Për shkak të dështimit të menaxhimit të pandemisë, edhe mund ta shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, dhe për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do t'i fajësojnë qytetarët. Edhe në vendet më të kulturuara dhe më të pasura të botës, nëse nuk zbatohet ligji nga Qeveria, nuk fajësohen qytetarët, jo të gjithë qytetarët nuk i zbatojnë ligjet. Shteti është ai që i zbaton ligjet në praktike”.

-Idiotizmi më i madh i LDK-së ishte rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie. Pasojat e rrëzimit të qeverisë Kurti, po reflektojnë në qeverisjen jo legjitime të udhëhequr nga Avdullah Hoti. Në dy javët e fundit gjendja ka dalë jashtë kontrollit. Për shkak të keq-menaxhimit dhe injorimit të situatës. Më shumë për shkak të injorimit të situatës. Aq me qesharak këtë menaxhim të situatës, e bënë emërimi i një juristi në krye të shëndetësisë. Në gjendje normale do të ishte krejt normale nëse ministër i shëndetësisë bëhet një person nga një fushë krejt tjetër. Edhe në shtete të forta në krye të ministrisë së shëndetësisë ka nga profesione tjera, por bëhet fjalë për një gjendje të jashtëzakonshme. Në kohë të tilla të gjithë mundohet t'i ikin përgjegjësisë, kurse ministri Zemaj merr përgjegjësi që nuk i takon. Nëse i zbaton rekomandimet, atëherë edhe qytetarët do t'i zbatojnë dhe s'do të ketë nevojë për gjendje të jashtëzakonshme, sepse edhe një mbyllje do të ishte fundosje për ekonominë edhe ashtu të shkatërruar të Kosovës së pasluftës. Maska të bëhet obligative. E dënueshme me ligj, dhe të gjitha rekomandimet për bizneset!”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".